Rama sulmon Bashën, Basha sulmon Berishën

Rama sulmon Bashën, Basha sulmon Berishën

11:34, 28/10/2021
A+ Aa A-

Një situatë paradoksale në Kuvendin e Shqipërisë. Kryeministri Edi Rama sulmoi Lulzim Bashën nga foltorja e Kuvendit, duke thënë se ai është shkaku për humbjet e PD-së.

Kreu i qeverisë i hapi edhe ‘sfidë’ Bashës, ndërsa shtoi se do të fliste me të pasi ky i fundit do të qëndronte me 50 demokratë jashtë selisë së PD, në të njëjtën kohë.

“Nuk del dot nga zyra ti të takosh njerëzit e partisë tënde. Të paktën dili zot njerëzve të tu. Mos hajde këtu të ndysh shtëpitë e shqiptarëve, ul e ngri hajduta dhe kriminela se nuk ta ka borxh njeri Lulzim. Nuk ta ka fajin njeri për humbjen. Me këtë mënyrë të foluri, nuk të beson askush, je vetë arsyeja e humbjes. Jam këtu për të respektuar këtë institucion, këtë përgjegjësi që kemi marrë, për të respektuar ty dhe partinë tënde. Por që kjo të jetë partia më e bukur e lindjes, ‘Give me a break’. Ti mund të jesh lindja, por flit dhe bëhu burrë, mos u sill sikur je ende në pelenat e mjekut. Mos e përsërit më, nëse e provon që të jesh në gjendje kur t'i mbledhësh 50 bashkë jashtë mureve të SHQUP, hajde flasim prapë se si rrihet pranë njerëzve, eh të keqën vëllai se të kam xhan”, tha Rama.

Por në mënyrë ironike, Basha reagoi ndaj Ramës duke sulmuar Sali Berishën.

“Të gjithë e kuptojnë ku e ke hallin? Ke hall ti sa demokrat mbledh unë? Të ka marrë malli ty? Thuaje të ka marrë malli për Sali Berishën dhe Ilir Metën? Shko dhe ti në foltore. Bëni trekëndëshin e Bermudës dhe qani hallin tuaj. Unë jam këtu për të qarë hallin e shqiptarëve, as tëndin, as të Sali Berishës, as të Ilir Metës. Dhe atyre që u vijnë mbrapa. Mua do të më kesh përballë, jo Sali Berishën. Mua që të munda në 2011-n. Unë nuk kam nevojë të të poshtëroj, sepse ti poshtëron veten, me fakte”, tha Basha.

“Koha e trekëndëshit të Bermudës ka marrë fund. Misioni im është të mos përsërisim gabimet dhe të mos bëjmë më kompromis me të keqen. Në fakt e kam edhe unë pjesën time të fajit që je aty. Por pjesën më të vogël, sepse pjesën më të madhe e kanë dy brinjët e tjera të trekëndëshit të Bermudës”.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shqiptari28/10/2021 15:13

Çdo ditë që ky Lulushi del dhe flet në Parlament, çdo ditë që ky Lulushi mban çelësat e zyrës së kryetarit dhe vulën e PD, aq më shumë po bindemi që ky nuk vlen as një kakërdhi miu!!! Edhe sa kohë do të rrijë ky i fshehur tek brekët e Kimetes? Edhe sa kohë do të rrijë ky brenda tek bebelinot e Edvin Ramës, që ia nxjerr kokën nga poturret vetëm sa për të thënë gomarllëqe të tipit Basha-Hoti??? Paska qenë me të vërtetë një frymor koti!!!

Demokrati28/10/2021 15:08

Shqiptarët dhe demokratët janë që të gjithë me FOLTOREN tek Dr. Berisha, ndërsa Lulushi është mbyllur akoma në NEVOJTOREN e Edvin Ramës!!! Po tall bythën Edvin Rama me ty o derdimen, o koqe kandari, o burracak qarraman dhe qurrash! Ta futi Edvini për herë të 4 dhe tani po tall koqet me ty, o qesharak, o dështak, o uturak!!! Ti o Lulush, për demokratët nuk vlen as sa muti i Berishës!

London 28/10/2021 12:31

O çfare legeni paske qene. Haram votary që te dham. Do vtojme edhe….. por jo ty më.

Korabi28/10/2021 12:05

Hajde moj prostitut e vigel dile ne sheshe e shikoje sa te vlen lekura.Me zi po te presim dile nga shpella ku je future o fundrin.Laje gojen kur te permendish doktor Berishe. Nuk te mbrojn saljankat e buthet e Grita Sumes

Besnik28/10/2021 11:51

Je bere qesharak o Lul.Ik se po le kokren e namit.Mjere PD per liderin e shitur.Do perpelitet deri ne 11dhjetor dhe pastaj do e shohi veten lakuriqDo ti ikin edhe keta servilet que ka. Kur te iki duhet te perballet me dosjen Ruse e etc..

Shto koment

Denonco