Pesë ditë pas vendimit të qeverisë për të shpronësuar pronarët e ‘Sarajeve’, prona është marrë nën kontrollin e Bashkisë së Tiranës mbrëmjen e sotme.
Vendimi për rrethimin e 'Sarajeve' është bërë pa u shpallur më parë VKM-ja, por policia nuk lejon as pronarët të futen në 'Sarajet e Toptanëve', me këta të fundit që nuk e pranojnë VKM-në.
Shpronësimi i ‘Sarajeve të Toptanëve’ ka kaluar në një sërë debatesh, pasi iu vu flaka në gusht të këtij viti, pasi aludohet se hapsira e ndërtimit do jepet për ndërtimin e kullave.
© SYRI.net