Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

Ironia e Manjanit: Pesë dështimet e Bashës! Trupi i tij u bë autostradë...

10:11, 27/10/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

1. Do kufizonte mandatin e kryeministrit. Jo më shumë se 2 mandate. Por nuk kufizon dot mandatin e vet në parti. Ka hyrë tek i treti pasi humbi çdo gjë në dy të parat.

2. Do bënte Shqipërinë me Senat, por edhe atë pak parlament që ka ngelur do t'ia dorëzojë policisë dhe Prokurorisë. 

3. Do bënte sistem të ri zgjedhjesh. Ndërkohë propozon që deputetët t'i zgjedhë SPAK-u, jo populli.

4. Do zhbënte ndryshimet kushtetuese të 2008-ës. Në fakt propozon ndryshime të tjera që e kthejnë vendin në kushtetutën e 1976-ës. 

5. Do kthente normalitetin demokratik, por na propozon frontin demokratik të gjyqeve publike. 

Nuk po përsëris këtu numrin e pafundëm të rasteve ku do të duhej të kalonin mbi trupin e tij… Trupi i tij u bë autostradë ku qeveria moniste ecën me shpejtësi të lartë.

Por këto propozime dhe sjellje publike janë të Lulit, jo të miat. Unë thjesht po i sjell në vemendje…

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

cuf dabjoni27/10/2021 12:00

Pa asnje mbeshtetje Ligjore plehu Erion Veliaj ju kerkon atyre qe dergojne femije ne cerdhet dhe kopshtet ditore te shtetit te plotesojne nje formular ku perfshihet prindi 1 dhe prindi 2 nje kerkese e jashtligjshme dhe soroiste per shkaterrimin e familjes, cka nuk duhet të tolerohet nga nje Parti si PD dhe besoj se kunder saj jane shumica e shqiptareve. Besoj se vlen te protestohet sa me me shuime zhurme dhe te behet nje kerkese nga publiku per Referendum kunder. Besoj se Ju ndihmon ne kete moment

Shto koment

Denonco