VIDEO/ Vetingu i politikanëve, Vurmo: Ligjet i kemi të mira, problem zbatueshmëria

VIDEO/ Vetingu i politikanëve, Vurmo: Ligjet i kemi të mira, problem zbatueshmëria

16:49, 22/10/2021
A+ Aa A-

Drejtuesi i Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim, Gjergji Vurmo, në një intervistë me Skype në Syri Tv me moderatoren Armela Ferko, foli për vetingun e politikanëve.

Vurmo thekson se ligjet që kemi janë të mira, por se ato nuk zbatohen.

“Për të pastruar politikën, duhen jo vetëm ligje të mira, por edhe kurajo, guxim e integritet. Politikanët që kanë pasuri luksi duhet që të hetohen. I kanë zgjedhur vetë ata njerëz me precedentë kriminalë. Agjencia e Taksave në Britani apo në Amerikë të bën gjëmën, nëse sheh se ti shpenzon shumë e bën jetë luksi, përtej të ardhurave të tua. Ne kemi autoritete që janë nën varësi të qeverisë dhe si të presim që të ketë transparencë.

Hajde t’i bëjmë që të funksionojnë ata institucione që i kemi, sepse ndryshe nuk kemi si të flasim për ligje të reja. Ne duhet që ligjet aktuale të mund të zbatohen. Edhe sikur të themi se nga 3000 ligje, do zbatojmë 2000 ligje, do ishte mirë. Pse miratojmë ligjet, kur nuk zbatohen. Kur ndodhin këto gjëra, pse çuditemi, sepse edhe ai ligj në fund të ditës nuk zbatohet. Ne nuk duhet që të bëjnë ligj të ri, por duhet të shohim dekriminalizimin, që të zbatohet korrekt. Do thosha se pastrimi i politikës, ashtu siç na e propozon PD, është madje kundërproduktiv”, u shpreh Vurmo.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco