'Ku është 'pezullimi' në statut?'/ Ylli Rakipi çmonton Salianjin: Mos tall menderen…të kesh turp

'Ku është 'pezullimi' në statut?'/ Ylli Rakipi çmonton Salianjin: Mos tall menderen…të kesh turp

23:02, 21/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, e ka quajtur përjashtimin e Sali Berishës si “pezullim sipas statutit”, por ka hasur kundërshtinë e gazetarit Ylli Rakipi.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, mes tij dhe drejtuesit të emisionit Ylli Rakipi, ka patur një debat të fortë, lidhur me statutin dhe faktin se ai nuk e përmban “pezullimin” si koncept, ku gazetari e ka çmontuar deklaratën mashtruese të deputetit të PD.

Pjesë nga debati:

Rakipi: Ti mund të bësh marrëzira pafund. Një njeri del dhe përjashton këdo.

Salianji: Nuk ka përjashtuar njeri. S’ka përjashtuar njeri fare, është pezullim.

Rakipi: Keni pjellë fjalën pezullim.

Salianji: Do flasim për statutin apo në parim?

Rakipi: Ti je moshë e re, merre me mend kur bën edhe ti kështu.

Salianji: Po pse si të shkelim statutin?

Rakipi: Statutin ti e ke bërë copa.

Salianji: Se je gazetar, thuaj cilin nen.

Rakipi: Kush e pezullon Sali Berishën? Cili nen në statut? Ç’është pezullimi në statutin tuaj?

Salianji: Pezullimi është masë e përkohshme, që merret deri në zgjidhjen e një situate.

Rakipi: Pse ore fjalorin shqip-shqip po më tregon ti mua? Ç’është në statutin tuaj pezullimi po të pyes?

Salianji: Kjo pra është pezullimi.

Rakipi: Ore mos tall menderen me shikuesin. Pezullimin e ke në statut? Ma nxirr statutin.

Salianjin: Po është.

Rakipi: Asgjë nuk ke, duhet të kesh turp!

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Korabi22/10/2021 09:12

Te kete turp saljani po ku i skuqet fasqja ati .Ati do ti skuqen faqet nga shpullate e demokratve te ndershem.Kujton se eshte duke shkembyer mesazhe me ate zuske.Koha po afron edhe pake ka ngelur.

Shto koment

Denonco