Shehi kundër Bashës: Dështove disa herë, opozita nuk është bankëprovë

Shehi kundër Bashës: Dështove disa herë, opozita nuk është bankëprovë

11:19, 19/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, ka hedhur poshtë të dy opsionet, Lulzim Basha apo Sali Berisha në krye të PD, që partia të ringrihet sërish.

I ftuar në Report TV ai tha se me Berishën, PD mund të bëhej më konservatore dhe se ka shumë vota, por s’mund të bëhesh 3 herë nuse.

Sa i përket Bashës, ai tha se Basha e ka provuar dhe dështuar disa herë.

“Zoti Berisha është një aset dhe barrë për partinë. Për dreq i ka të dyja.

Ka goxha mbështetës që vijnë mbrapa. Pjesa konservatore që ka punuar me Berishën. Këta janë vota, s’mund ta mohojë askush.

Në një konflikt të hapur me SHBA, ky padyshim që është një problem elektoral.

Nëse Berisha e merr prapë PD, bëhet me konservatore. Ideja është se nuk mund të bëhesh tre herë nuse.

Basha e ka provuar disa herë dhe ka dështuar. Çfarë është opozita, bankëprovë? Për mua të dy këto opsione nuk qëndrojnë dhe PD duhet bërë nga e para”, tha Shehi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

tirana19/10/2021 15:07

Ke te drejte ti o Dash , nuk ke pse ti dush as njonin e as tjetrin .....??!! Sepse ti si me Doktorin ashtu edhe me Lulin u bone nja 3-4 here qe futesh ne parlament si deputet liste , medemek si nje " Opozitar i madh ", me medemek si nje parti opozitare shume konservatore e qe nuk shkon me teper se 2 - 3 mije vota gjithsej ne shkalle vendi , duke shmangur mjaft djem e vajza me te vertete demokrate nga lista shume emnore e partise demokratike ....????!!!! Mos harro se edhe ne 2009-en i more koalicionit te djathte rreth 1.8 % te votave ne total , duke i hequr kesisoj te pakten 1 ose 2 deputete nga barazimi i atehershem me midis dy kampeve te majte e te djathte me nga 70 deputete secili ....???!!! Kjo loje e detyroi me pas Doktorin qe per te mbajtur qeverine te bente koalicion te Detyruar me LSI-ne e cila me vetem 4 deputete mori rreth 20 % te pushtetit qendror ....????!!!!

Shto koment

Denonco