‘Lulzim Basha (Hoti) nuk e ruan dot bunkerin e tij nga anëtarët e partisë’

‘Lulzim Basha (Hoti) nuk e ruan dot bunkerin e tij nga anëtarët e partisë’

10:22, 19/10/2021
A+ Aa A-

Nga Ylli Manjani

1. Në këto 30 vitet e fundit, Sali Berisha nuk ka pasur marrëdhënie të mira me asnjë ambasador amerikan në Shqipëri.  Por kjo nuk e pengoi të qeveriste vendin dhe të drejtonte PD shumë më suksesshëm se Lulzim Basha (Hoti). Nuk e pengoi të vizitonte Shtëpinë e Bardhë pa asnjë lek dhe të prite në Shqipëri të vetmin President të SHBA.

Marrëdhënia aspak e mirë me ambasadorët e Berishës, nuk e pengoi Blinken, asokohe ndihmës i Biden, të shpallte Berishën kampion të antikorrupsionit. (Edhe në këtë rast na i solli zorrët te goja, ky Blinken).

Këto janë fakte që i kemi përjetuar, jo opinione.

2. Argumenti që Saliu e do PD si mburojë për çështjet e tij personale, do ishte i besueshëm nëse përdorej nga një avokat i interesit publik dhe jo klient i Nick Muzin.

Le pastaj po të krahasosh sjelljet. Luli që vetë shkruan e vetë vulos na qenka interesi publik. Saliu që kërkon vendime kolegjiale qenka interesi privat.

Super logjikë!

Të puthsha mendjen!

3. Po erdhi Saliu, PD bëhet bunker dhe do zemërohet Amerika. Hahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahahaha.

E çdo bëjë “Amerika e zemëruar”, do pushtojë PD?!

Qesharakë!

E vërteta është, ndërkohë që ambasada, e cila flet edhe për larjen e duarve, nuk ka thënë asnjë fjalë për Foltoren dhe për Berishën që kur nisi foltoren.

Pyetja e pashmangshme është: a e ruan dot më Luli bunkerin e amerikanllëqeve të tij nga anëtarët e partisë?

4. “Dy duar për një kokë” është lajtmotivi “Hotist” i bunkerit të amerikanllëqeve. Me këtë i vë vulën përfundimisht çdo parimi apo teze publike.

Ato dy duart janë për atë kokën, kur të sulmojnë familjen, pronën e jetën. Personalen d.m.th, jo karrigen e kryetarit.

5. “Nuk do të lejoj kurrë”- thotë Luli kur bie fjala pse nuk mbledh Kuvendin e partisë.

Luli vetë na ka mësuar me prova se sa herë betohet me fjalën “kurrë”, bën ekzakt të kundërtën.

D.m.th do kalonin mbi trupin e Lulit nëse:

Fatmir Xhafaj do bëhej ministër;

Do shembej Teatri Kombëtar;

Do shembeshin banesat e banorëve të unazës;

Do bëheshin zgjedhje lokale moniste… etj, etj…

Ndaj kur thotë Luli “kurrë” të vjen një si optimizëm i frikshëm…

Këto janë amerikanllëqet e djeshme të Lulit dhe kryetarokratëve të tij mediatikë.

Tani ka filluar faza amerikanllëk-maskarallëk.

****

E përsëris, mbi tezat që komunikohen në publik dhe që prekin jetën publike, pavarësisht se nuk jemi anëtarë të PD, ne do komentojmë. Pa “marrë leje” as te kryetarokratët e as tek Foltorja.

Politikanët që marrin vendime në emrin tonë këtu njihen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Besnik19/10/2021 10:50

Me shume opozite Po ben Manjani se sa Basha me zaret e vet.More Rama i forte dole,ja ke futur koken Lulushit ne dare,shtrengo e lëro. Demokrate mos e ulni koken Po bashkohuni me Berishen per te hequr te shiturit,servilet dhe hajdutet.ESHTE SHANSI I FUNDIT !!!!!!!!!!!!!!!

Beso19/10/2021 10:35

Pershendetj,vetem nhe gje skuptoj USA sot lindi korupsion sot filloi, pse nuk foli Amer ika per Tepsite e Ramsit

Shto koment

Denonco