‘Vetting politikanëve’/ Propozimi i Bashës gjen Ramën: Jemi të hapur

‘Vetting politikanëve’/ Propozimi i Bashës gjen Ramën: Jemi të hapur

21:54, 18/10/2021
A+ Aa A-

Lidhur me propozimet e Bashës për ndryshimet kushtetuese dhe për vettingun e politikanëve, Rama është shprehur i hapur për të diskutuar mbi këto çështje.

Me sa duket 'propozimet me pika' të PD po gjejnë edhe mbështetjen e kryeministrit, pasi Rama në “EuroNews”, tha se është i gatshëm që të diskutojë me PD për gjithçka, por nuk do pranonte të diskutonte për çështjet e brendshme të selisë blu.

Kryeministri theksoi se së pari duhet të vijojë vettingu në sistemin e drejtësisë.

Rama: Nuk jemi këtu për të dhënë përgjigjen çfarë do të ndodh. Jemi të hapur për ta diskutuar, ka dhe një vetting tjetër, mund të ketë dhe shumë vetting të tjerë. Vetingu i madh, nuk është për të kushtëzuar, sepse është një domosdoshmëri për të mbyllur procesin dhe ai është një vetting për tu përfunduar dhe për jo për tu negociuar. Këtu jemi katër, SHBA, BE, qeveria dhe SHBA. Këto të tjerat do i diskutojmë. Për tu ulur jemi të gatshëm jo për ndryshimet kushtetuese dhe për këto, por për gjithçka që nuk është çështje e brendshme e PD. Nëse do të na bindin që duhen zhbërë ndryshimet kushtetuese, do i dëgjojmë me shumë respekt. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco