'Vaksinimi i studentëve', Rama përmend forcat policore: Të pavaksinuarit jashtë auditoreve...

'Vaksinimi i studentëve', Rama përmend forcat policore: Të pavaksinuarit jashtë auditoreve...

21:28, 18/10/2021
A+ Aa A-

Studentët që nuk kanë marrë vaksinën normalisht nuk duhet të shkojnë në mësim’ është shprehur mbrëmjen e sotme Edi Rama.

I ftuar në emisionin Now me moderatoren Erla Mëhilli, Rama theksoi se ‘sigurisht kjo është çështje e autoriteteve sepse qeveria nuk mund të çojë në universitet forca për t’i ndaluar apo nxjerrë jashtë studentët’.

Rama shtoi se Ministria e Arsimit duhet  të vazhdojë të nxisë studentët që të vaksinohen dhe t’ju garantojë këtë proces dhe të sigurohet një ambiet i sigurt për ta.

I pyetur se ku është dallimi mes auditoriumeve dhe kafeve e stadiumeve ku nuk kërkohet vaksnia, kryministri u shpreh se “nuk shkohet në auditorë apo kudo qoftë si në llotari me jetën”.

“Në Stadium ideja ishte që duhej të bëhej hyrja vetëm për persona të vaksinuar”, shtoi kryeministri duke thënë se nuk e di se a është zbatuar ky rregull.

Gazetarja e Euronews Albania i rikujtoi kryeministrit se si Shqipëria e nisi procesin e vaksinimin si ndër vendet e para në Europë, dhe sot është e parafundit në Europë…vetëm 29% e qytetarëve të Shqipërisë kanë bërë të dyja dozat e vaksinës.

Kryeministri tha se ritmi i vaksinimit ka rënë jo se nuk ka vaksina, por se “jemi në kushtet kur një pjesë e shoqërisë ka rënë në inercinë e relaksimit të përgjithshëm” dhe e quajti atë pajustifikueshme.

“Ajo çfarë ne na takon është që ne të garantojmë vaksinat; ajo që ne na takon është që në bazë të dozave që kemi në dispozicion të vaksinojmë maksimalisht, gjë që e kemi bërë. Por, Shqipëria ka pasur një politikë të qëllimshme specifikisht për të mos e ngufatur krejtësisht shoqërinë”, tha kryeministri.

Ai rikujtoi se në vendet ku vaksinimi ka ecur më shpejtë, ka pasur shumë më tepër shtrëngime dhe kufizime dhe se sot nuk mund të futet askush askund pa treguar pasaportën e vaksinimit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t18/10/2021 21:56

Flm lull qurrsit ee do ta kemi mbi krye kete .ndyrrsire km

Shto koment

Denonco