Zgjedhjet në Kosovë, Shameti: Nuk mund t’ju biesh daulleve të triumfit, kur je në balotazh

Zgjedhjet në Kosovë, Shameti: Nuk mund t’ju biesh daulleve të triumfit, kur je në balotazh

21:19, 18/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zgjedhjet në Kosovë.

Shameti thekson se askush në Kosovë nuk mund t’i bjerë daulleve të triumfit, kur është në balotazh.

“Nuk mund t’i biesh daulleve të triumfit kur je në balotazh. Kjo sepse balotazhi është thikë me dy presa, edhe mund ta fitosh, edhe mund ta humbësh e kjo gjë besoj se dihet.

Ju si LDK thoni se aleanca ime është me qytetarët e Gjilanit, po çfarë do ndodhë, nëse edhe kundërshtari politik del e thotë se edhe unë jam në aleancë me qytetarët në Gjilan. Pse duhet që të shkojë peshorja nga LDK, kur LDK e ka pasur Gjilanin dhe çfarë ka pasur për të bërë e ka bërë e pse mos të peshojë më shumë në krahun tjetër”, u shpreh Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco