Haziri: Kemi fituar tashmë 3 qytete, do fitojmë kudo që jemi në balotazh

Haziri: Kemi fituar tashmë 3 qytete, do fitojmë kudo që jemi në balotazh

21:06, 18/10/2021
A+ Aa A-

Kandidati i LDK-së për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri, i ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, foli për zgjedhjet në Kosovë.

Haziri thekson se LDK ka fituar deri tani 3 qytete të Kosovës, duke shtuar se Lidhja Demokratike e Kosovës do fitojë kudo që është në balotazh.

“Koalicioni i LDK është me qytetarët e Gjilanit. Balotazhi i Gjilanit është i paarritshëm. PDK ka rënie të ndjeshme në këto tetë vjet. Politika në Gjilan është bardhë e zi. Balotazhet do t’i fitojmë.

Kemi fituar tre qytete pa balotazh. Procesi po shikohet edhe në Prishtinë. Jam fokusuar vetëm në rritjen e LDK-së. Ne duam që të bëjmë ndryshime në qytetin e Gjilanit”, u shpreh Haziri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco