Vdekja e Colin Powell/ Ambasadorja Kim: Privilegj të punoja me të! Mishërimi i një amerikani të madh

Vdekja e Colin Powell/ Ambasadorja Kim: Privilegj të punoja me të! Mishërimi i një amerikani të madh

20:41, 18/10/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Juri Kim ka reaguar ka shprehu ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-sekretarit Amerikan të Shtetit, Colin Powell, i cili humbi betejën me koronavirusin.

Përmes një postimi në Twitter, diplomatja amerikane pohon se kishte punuar me Powell, ndërsa thekson se ai ishte mishërim i një amerikani të madh që dha këshillën e tij më të mirë që ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.

“Unë kisha privilegjin të punoja për të në sekretarinë e tij dhe pashë nga afër se si ai i dha të gjitha. Dhe aq i zënë sa ishte, ai gjithmonë gjente kohë për t’i dhënë një nxitje të vogël atyre që e rrethonin, për të na kujtuar nderin dhe përgjegjësinë e veçantë të shërbimit publik. U preftë në paqe.

Colin Powell ishte mishërimi i një amerikani të madh, një njeriu që ia kushtoi jetën shërbimit të vendit tonë dhe inkurajimit të të tjerëve që të bëjnë të njëjtën gjë. Cilado qoftë sfida – dhe kishte shumë – ai u përpoq t’i jepte Presidentit këshillën e tij më të mirë dhe ta çonte kombin drejt një zgjidhjeje.”, shkruan Kim.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco