Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi i Shqipërisë në seancë plenare

A është produkt pazari me Ramën? Basha pyetet nga gazetarët për Vettingun e politikanëve

A është produkt pazari me Ramën? Basha pyetet nga gazetarët për Vettingun e politikanëve

17:00, 18/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha dha detaje sot për mediat, lidhur me tre amandamentet e miratuara në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së ditën e sotme. 

Ai tha se propozimet e opozitës kanë për qëllim të zhbëjnë ndryshimet e njëanshme Kushtetuese të 30 korrikut 2020, për Reformën Zgjedhore. 

Basha tha gjithashtu se në mbledhjen e sotme u miratua dhe vendimi për amendamente Kushtetuese për realizimin e Vettingut të të gjithë politikanëve shqiptarë, si edhe familjarëve të tyre.

Një vendim i tretë në mbledhjen e grupit kishte të bënte me Reformën Territoriale, ku PD propozon ndryshimin e hartës dhe shtimin e numrit të bashkive. Basha tha se reforma territoriale do të bëjë të mundur shërbimet e munguara për qytetarët. 

Kreu i PD u pyet nga gazetarët nëse kishte një prapaskenë mes mazhorancës dhe opozitës sa i takon Vettingut të politikanëve dhe zgjatjen e Vettingut në drejtësi. Basha mohoi të ketë pazar mes tij dhe Ramës për këtë çështje. 

"Më vjen keq që ndërpres seancën e Komisionit për hetimin e masakrës zgjdhore. I uroj punë të mbarë këtij komisioni. Pikërisht në lidhje me kthimin e Shqipërisë në shinat e demokracisë, me rrogat e shqiptarëve, me çmimet, grupi i PD-së ka miratuar sot vendimin për të depozituar amendamenetet kushtetuese për zhbërjen e ndryshimeve të njëasnshme të kushtetuese të 30 korrikut. Amendamenti kushtetuese me Komisionin e Venecias të vitit 2018, për Vettingun e politikanëve. Për hetimin e pasurive të tyre dhe familjarëve të tyre. Venecia thotë se i gjithë procesi duhet të parashikohet në Kushtetutë. SPAK të marrë përsiper hetimin e çdo deputeti, ministër, kryeministër, për pasurinë, lidhjet me persona të papërshtatshëm me krimin e organiuar, për vetë personat familajrët dhe ortakët e tyre. Hapja rrugë e Reformës Territoriale për të kthyer shërbimet e munguara për qytetarët. Këto 3 çështje janë përkthyer në draft amandamentesh dhe depozitimi do të bëhet në ditët e ardhshme që janë demokracia, Vettingu i politikanëve, Reforma Territoriale. Nuk bëjmë pazare, rikthimi i votës së lirë është çeshtje kombëtare, pastrimi i politikës nga personat e korruptuar që kanë lidhje me krimin e organizuar", tha ai.

Pyetje: A është Vettingu i politikanëve kusht për të votuar zgjatjen e mandatit për Vettingun e drejtësisë?
Basha
: Nuk bëjmë pazar dhe nuk futemi për pazar, këto janë çështje të rëndësishme për shqiptarët. Rikthimi i institucionit të votës së lirë pa të cilën nuk ka demokraci, mirëqenie, por ka emigracion, varfëri, është çështje e shqiptarëve jo e PD dhe nuk mund të jetë çështje pazari. Vettingu i politikanëve do të thotë pastrimi i politikës nga persona që kanë lidhje me krimin e organizuar, apo janë të korruptuar është çështje e shqiptarëve, reforma territoriale është çështje e shqiptarëve jo thjesht e PD-së.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco