Shuhet Colin Powell, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për mikun e shquar të kombit shqiptar

Shuhet Colin Powell, Berisha: Dielli perëndoi përgjithmonë për mikun e shquar të kombit shqiptar

16:22, 18/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeminsitri Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet e tij për vdekjen e Gjeneralit amerikan Colin Powell, duke e quajtur mikun e shquar te kombit shqiptar.

‘Të dashur, miq Gjenerali Colin Powell, ish sekretari i shtetit, ish shefi i shtabeve të Ushtrisë së SHBA, njeri nga kollosët, personalitetet më të shquara të politikës së jashtme dhe të mbrojtjes së SHBA dhe mik i shquar i kombit shqiptar, mbylli sytë përgjithmonë’, shkruan Berisha në Facebook.

Ish-kryeministri Berisha ka rikujtuar takimet me të, ku thekson se ‘ka patur privilegjin dhe fatin ta pres si mik në vizitën e tij private në Shqipëri por dhe ta takoj në vizitën e tij zyrtare si sekretar shteti në Tiranë dhe më vonë në Washington si kryeministër i Shqipërisë.

Postimi i plotë i Sali Berishës:

Dielli perendoi pergjithmone per amerikanin e madh, mikun e shquar te kombit shqiptar, Gjeneralin Colin Powell!

Te dashur, miq Gjenerali Colin Powell, ish sekretari i shtetit, ish shefi i shtabeve te Ushtrise se SHBA, njeri nga kolloset, personalitetet me te shquara te politikes se jashtme dhe te mbrojtjes se SHBA dhe mik i shquar i kombit shqiptar mbylli syte pergjithmone.

Karriera e Gjeneral Colin Powell eshte ajo e nje sherbetori te perkushtuar te kombit te tij, e nje strategu dhe gjenerali brilant dhe fitimtar e nje lideri te rralle me reputacion boteror te ushtrise dhe diplomacise se SHBA. Ai ishte nje mik i madh i kombit tone, qe me nismen e tij Karta e Adriatik 3 mbeshteti Shqiperine ne rrugen e anetaresimit te saj ne NATO. Ndjehem thellesisht i pikelluar nga ky lajm tragjik, kam patur privilegjin dhe fatin ta pres si mik ne viziten e tij private ne Shqiperi por dhe ta takoj ne viziten e tij zyrtare si sekretar shteti ne Tirane dhe me vone ne Washington si kryeminister i Shqiperise.

Keto takime dhe bisedat e mia me te do ti ruaj perjete si nje thesar te cmuar. Duke shprehur nderimin me te madh dhe mirenjojen e pakufishme i percjell ngushellimet e mia me te ndjera bashkshortes, familjareve, miqve dhe te afermve te Gjeneralit Colin Powell, une lutem se bashku me ta qe shpirti i madh i tij te gjej paqen e merituar. Amin. sb 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco