FOTO/ Basha tregon se çfarë bisedoi me delegacionin e kongresit të SHBA

FOTO/ Basha tregon se çfarë bisedoi me delegacionin e kongresit të SHBA

16:41, 14/10/2021
A+ Aa A-

Kreu aktual i PD-së Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me një delegacion nga kongresi i SHBA, ku e pranishme ishte edhe ambasadorja Yuri Kim.

Pas takimit, Basha ka folur për mediat, duke treguar se çfarë kishte biseduar.

Fjala e Lulzim Bashës pas takimit:

Dy janë çështjet kryesore për të cilat kemi folur me përfaqësuesit e lartë nga Uashingtoni: 

Njëra ka të bëjë me demokracinë shqiptare, udhëkryqi në të cilën ndodhet, në veçanti pas masakrës zgjedhore të 25 prillit, dhe rolin e Partisë Demokratike dhe të opozitës shqiptare në parlament dhe në bashkëpunim me të gjithë forcat e gjalla të shoqërisë shqiptare dhe me ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të rikthyer Shqipërinë në shinat e demokracisë, legjitimitetit dhe sundimit të ligjit.

Dhe sigurisht përmes një vendi që është demokratik, ku nuk shkatërrohen por respektohen zgjedhjet e qytetarëve. Ku nuk goditet dhe burgoset i pamunduri, por ndëshkohet politikani i korruptuar apo bosi i krimit të organizuar, të krijojmë një klimë investimesh, nga e cila të përfitojnë shqiptarët përmes vendeve të punës, përmes transferimit të teknologjisë dhe të transferimit të kapitalit amerikan në Shqipëri.

Çështja tjetër, se s do ta quaja të dytë se mori një pjesë po kaq të rëndësishme të bisedës, ka të bëjë me rajonin dhe në veçanti sa i përket situatës së provokuar nga ringjallja e planeve hegjemoniste serbe përmes proceseve si ai i Novisadit dhe nevojës për të përforcuar praninë politike dhe të gjithanshme amerikane për të ndalur dhe kundërvënë çdo ofensive të forcave joperëndimore ndaj arritjeve 30 vjeçare të ShBA-ve dhe të Boshtit Euro-Atlantik për stabilitetin, paqen dhe demokracinë në Ballkan. Me theks të veçantë për ruajtjen dhe garantimin e sovranitetit të Republikës së Kosovës dhe përfundimin me sukses të njohjes reciproke si gur i fundit i themelit të stabilitetit në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Miqtë u interesuan edhe sa u përket çështjes së anëtarësimit së Shqipërisë në Bashkimin Europian, të cilin e mbështesim plotësisht dhe për konfuzionin e krijuar përmes mosperformancës së autokratit të Ballkanit, duke nisur nga ky i Tiranës dhe nevojës që Bashkimi Europian t’i thotë gjërat qartë, ta vërë gishtin tek plagët e krijuara dhe tek autorët e këtyre plagëve të cilin gjithë shqiptarët e dinë, në këtë rast qeveria dhe kryeministri aktual janë fajtorët e vetëm të harxhimit të kaq shumë shampanje ndërkohë që vendi mbetet jashtë dyerve të Europës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Demokrati14/10/2021 17:11

Ler keto traplliqe me kongresmenet sorosiane, por na trego se çfare ke pare tek "Dosja Berisha", ato qe thua se i do vetem ti. Sepse 30 qershorit 2019 dhe zgjedhjeve te 25 prillit, i hengre mutin e Rames! Kujt i plasi trapi se çfare bisedon ti. Ti o palle, gjithmone tregon vetem ato qe do ti te tregosh. Basha ik pirdhu! Shporru o legen! O uturaku i Rames!

Shto koment

Denonco