Rama bën punën e prokurorit: Beketi është i shpallur në kërkim

Rama bën punën e prokurorit: Beketi është i shpallur në kërkim

11:59, 14/10/2021
A+ Aa A-

Nga Foltorja e Kuvendit, ndërsa iu përgjigj akuzave të opozitës, kryeministri Edi Rama ka zbuluar se drejtësia shqiptare ka shpallur në kërkim biznesmenin italian Françesko Beketi.

Ky shtetas ka hedhur në gjyq Shqipërinë në Arbitrazh, ndërkohë Prokuroria e Tiranës ka nisur ndaj tij një proces penal.

Rama u shpreh se Prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim për nxjerrjen e sekretit hetimor të gjykatës ndërkombëtare që heton këtë çështje pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit. Ai tha se prokuroria e Tiranës do të thërrasë për të dëshmuar disa persona me të cilët është hasur vështirësi për t’u lokalizuar.

Edi Rama theksoi se PS është kundër Komisionit hetimor për Beketin sepse Gjykata e Arbitrazhit ka kërkuar të ruhet konfidencialiteti nga të dy palët që janë në gjyq.

"Ky personi që e keni kthyer në heroin tuaj, është në kërkim. Po mbroni një njeri në kërkim. E mbroni këtë njeri për të bërë politikë dhe harroni që gjithë këto detyrime të vendosura nga të tjerë, janë detyrime për Republikën e Shqipërisë. Ju jeni dhe qytetarë, votues dhe humbës të zgjedhjeve në Republikën e Shqipërisë. Nuk është e ndarë, pavarësisht se ju doni të bëni një Republike të Re," tha Rama.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Leo14/10/2021 12:27

akoma vazhdon ore?! ai te griu mbi 100.000.000 euro parate tona domethene. r.... ku i ke

t14/10/2021 12:18

Degjoni o popull se si shprehet kryegomari qe u vu ne krye te shqiperrise:"Keto detyrime te vendosura nga te tjeret"-thote km- "jane detyrime te Rep.te Shqiperise".Pra Rep.Shqiperise nuk qenka e shqiptareve dhe leket qe do paguhen nuk jane taksat tona qe ky i shperdoron,por i quaka lek te vetat dhe neve nuk ka çna duhet!!Ky ka rjedhur fare ose megallomania i ka tredhur trute

Shto koment

Denonco