Berisha zbret në qytetin bastion të demokratëve, pritet pjesëmarrje masive

Berisha zbret në qytetin bastion të demokratëve, pritet pjesëmarrje masive

18:27, 09/10/2021
A+ Aa A-

Pas Elbasanit, 'Foltorja' e shtatë e ish-kryeministrit Sali Berisha do të zhvillohet në Kukës. 

Mësohet se lideri historik i demokratëve do të udhëtojë drejt verilindjes të martën, 12 Tetor. 

Kukësi është qarku bastion i Partisë Demokratike, ndërsa parashikohet pjesëmarrje masive në takimin e ish-kryeministrit. 

Një ditë më parë nga Elbasani, Berisha përcolli mesazhe të forta drejtuar Edi Ramës si dhe paralajmëroi protesta të fuqishme antiqeveritare nëse rritet çmimi i energjisë elektrike. 

Gjithashtu, Berisha kishte një thirrje edhe për Lulzim Bashën të cilit i kërkoi të tërheqë deklaratat e tij pasi është shprehur se Kuvendi Kombëtar nuk do të mblidhet.

Nga ana tjetër Sali Berisha i ka bërë thirrje delegatëve të PD të mbledhin firmat për Kuvendin e Kombëtar, për të bërë ndryshimet statutore dhe rikthyer sovranitetin e PD-së, siç është shprehur lideri historik i demokratëve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco