Tallja e Ramës: Po të rriten rrogat, do vdisni për bukë

Tallja e Ramës: Po të rriten rrogat, do vdisni për bukë

17:22, 09/10/2021
A+ Aa A-

Edi Rama deklaroi sot se nuk ka ndërmend t'i rrisë pagat dhe pensionet, teksa prezantoi planin me tre pika për përballimin e krizës së pritshme të energjisë elektrike. 

Kreu i qeverisë vuri sërish kujën duke ngritur alarmin se po të rriten të ardhurat në xhepin e qytetarëve dhe buxhetin e familjeve shteti shkon drejt falimentimit, ndërsa populli do të vuajë nga uria.

Një deklaratë sa tallëse aq edhe me synim përhapje paniku, duke nxitur masivisht lajme të zeza se po kërkuat rritje pagash apo pensionesh, do të vdisni për bukë.  

Është po i njëjti që shprehet, sa herë i duhet të justifikojë varfërinë që ka përhapur në të katër anët e vendit, se shqiptarët s'kanë vuajtur për bukën e gojës që nga koha e Skënderbeut.

Një deklaratë të tillë Rama e bënte gjatë pandemisë kur përpiqej të mbulonte dështimin e qeverisë në përballimin e krizës së COVID dhe mosdhënien e paketave ekonomike për qytetarët dhe bizneset. 

"Ka nga ata që thonë rrisni pensionin minimal sot 300 euro, pagën minimale 500 euro. Unë po ju them, nëse ne e rrisim pensionin minimal sot 300 mijë lekë, në fund të vitit të ardhshëm duhet të mos bëjmë më investime dhe brenda dy vitesh do të përjetonim falimentimin më tragjik të shtetit. Jo vetëm s'do të kishim pensioine, por për herë të parë që nga koha e Skënderbeut do ta shikon se çfarë do të thoshte vërtetë të vdesësh për bukë. Ndërsa nëse rrisim pagën minimale jo 500 euro, por 500 mijë lekë, na duhet më pak se një vit që të hyjmë në krizën e parë të urisë në 500 vjet histori", deklaroi Rama në konferencë Live për mediat nga Kryeministria. 

Nuk e dimë se kujt doktrine ekonomike i referohet Edi Rama, por logjikisht duhet të jetë i vetmi kryeministër në botë që mendon se po pati populli rroga dhe pensione të larta do ngelin pa bukë.

Në një kohë kur dihet botërisht se varfëria e shqiptarëve i intereson Ramës për të tjera qëllime, ato politike, për t'i mbajtur të shtypur dhe nën kontroll. Këtu fle edhe lepuri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Berti09/10/2021 20:21

Ku di gje ai i shkreti ne 1967 vdiqen shume apo e paten se nuk kishin barishte

Shto koment

Denonco