Rama shpall krizën energjetike, Basha mjaftohet me një 'cicërimë'

Rama shpall krizën energjetike, Basha mjaftohet me një 'cicërimë'

17:41, 09/10/2021
A+ Aa A-

Në një kohë kur vendin e presin ditë të vështira, pasi kryeministri shpalli zyrtarisht krizën dhe ka propozuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike, kryetari i opozitës Lulzim Basha mjaftohet me një reagim në rrjetet sociale. 

Basha shkruan se Rama po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke justifikuar sipas tij rritjen e çmimit të energjisë elektrike me krizën që pritet të godasë vendin. 

Vlen të theksohet se sot Bashas nuk ka përmendur planin me 7 pika, të cilën e lançoi javë më parë, pak minuta pas konferencës së Edi Ramës, nga ku vuri kujën dhe lëshoi alarmin për terrin energjetik që na pret në vijim. 

Reagimi i Bashës
"Krizë" për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t09/10/2021 20:18

Te gjitha keto jane shenja per bashkepunimin pd-ps,qe mezi presin ta bejne realitet,vecse skane çti bejne berishes qe po jua prish planin.Mbjeni L.B.akoma si kryetar o demokratas se ne fund te 2025 nuk ka per te patur pd.

Shto koment

Denonco