‘Tregti kuajsh' me Ramën për Vettingun’/ PD mohon deklatarat e Bylykbashit: Kemi prioritete të tjera...

‘Tregti kuajsh' me Ramën për Vettingun’/ PD mohon deklatarat e Bylykbashit: Kemi prioritete të tjera...

17:08, 09/10/2021
A+ Aa A-

Deputeti demokrat, Oerd Bylykbashi, deklaroi se Rama i ka ofruar PD të bien dakort ‘të zgjatin afatin e anëtarëve të vetingut dhe sipas tij, do ti shtoj disa bashki në hartë”, duke e quajtur një ‘tregti kujash’. 

Burime nga Partia Demokratike thonë se nuk kanë hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me PS, as me partnerët, sepse nuk është në prioritetin e kësaj force politike.

“Reforma territoriale është interesi më i mirë i qytetarëve shqiptarë për të marrë shërbimet që i mungojnë prej 6 vitesh, që kur Edi Rama njëanshmërisht miratoi reformën që në thelb kishte vetëm avantazhin e PS në zgjedhje.

Po ashtu reforma zgjedhore duhet të nisë me garantimin e votës së lirë dhe zgjedhjeve të lira, jo siç gabimisht u orientua më parë, vetëm tek kërkesa e panegociueshme e Edi Ramës për të marrë nën kontroll komisionet zgjedhore me punonjës të administratës publike, dhe që fatkeqësisht ju prezantua lidershipit të partisë si kërkesë e panegociueshme e partnerëve ndërkombëtar. Këto dy reforma janë i vetmi prioritet i Partisë Demokratike. Kjo është shpallur publikisht dhe është miratuar edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar.

Përsa i përket zgjatjes së afatit të organeve të vettingut, Partia Demokratike nuk ka hyrë në asnjë diskutim apo vlerësim, as me Partinë Socialiste dhe as me partnerët, sepse nuk është në prioritetet tona. Nëse zoti Bylykbashi është kontaktuar nga Edi Rama për këtë çështje dhe i është ofruar ndonjë zgjidhje, jo vetëm duhet ta refuzojë, por duhet të informojë edhe Kryetarin e Grupit Parlamentar për këtë”, thanë burime nga Partia Demokratike.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco