Rama flet për ulje të çmimit të energjisë elektrike: E zbritëm në 9.5 lekë

Rama flet për ulje të çmimit të energjisë elektrike: E zbritëm në 9.5 lekë

16:37, 09/10/2021
A+ Aa A-

Kryeministri Edi Rama, në një konferencë për shtyp prezantoi planin e qeverisë për të përballuar krizën energjetike që pritet të godasë vendin, por edhe më gjerë.

Rama thotë se me reformën në energjinë elektrike çmimi i saj është ulur me 9.5 lekë dhe që nga viti 2015 nuk ka lëvizur më, me qëllim, sipas tij, për të mbrojtur konsumatorin.

Image

"Në kohën kur gjysma vidhte gjysmën tjetër dhe gropa e borxhit në sistemin tonë energjetik kthehej në humnerë, konsumatori ishte i ndarë në dy fasha, familje me të ardhura mesatare dhe të larta, kishin çmim 13.5 lekë për kilovat orë, familjet me të ardhura të ulta, që konsumonin nën 300 kilovat orë, ishte 7.7 lekë. Me reformën tonë ccmimi i energjisë u ul, jo u ngrit, për të gjithë familjarët pa përjashtim, në 9.5 lekë që në vitin 2015. Dhe ky është një ccmim nën koston e prodhimit që është mbajtur i palëvizur për të moslënduar asnjë familje. Fasha u hoq sepse ishte një kënetë korrupsioni dhe abuzimesh të padëgjuara ku deri edhe fabrika e apo shtatë kurora me 7 vila, paguanin si familje me ndihmë ekonomike", tha Rama.

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se qeveria do të ketë në fokus të gjithë qytetarët dhe specifikisht familjet në nevojë e biznesin e vogël.

"Ne financojmë çdo vit diferencën mes 7.7 dhe 9.5 lekë, në fondin e pensionit apo ndihmës ekonomike". 

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco