VIDEO/ Berisha-Ramës: Mos luaj me çmimet, do ngrihemi në protesta dhe nuk tërhiqemi pa të rrëzuar

VIDEO/ Berisha-Ramës: Mos luaj me çmimet, do ngrihemi në protesta dhe nuk tërhiqemi pa të rrëzuar

15:50, 09/10/2021
A+ Aa A-

Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar në Facebook videon nga takimi i djeshëm në Elbasan, ku i bëri thirrje Edi Ramës që të mos luajë me çmimet, ndërsa paralajmëroi për protesta të fuqishme. 

"Mos luaj me çmimet. Një paralajmërim për kreun e Meduzës që me vjedhje dhe korrupsion zhyti Shqipërinë në krizë", shkruan ish-kryeministri në Facebook, teksa poston videon nga Foltorja me demokratët e qarkut të Elbasanit. 

Lideri historik i demokratëve, iu referua pikërisht rritjes së pritshme të çmimit të energjisë elektrike si dhe produkteve të naftës të cilat do të varfërojnë edhe më shumë shqiptarët. Protestat tha Berisha nuk do të ndalen deri në largim e kryeministrit dhe qeverisë së tij.

"Ne duhet të përgatitemi për protestat më të fuqishme që ka njohur vendi. Protestë, protestë dhe vetëm protestë. Edi Rama duhet ta dish mirë se kur të ngrihemi ne në këmbgë në protestë, nga rruga nuk shqepemi ma të hedhur aty ku e meriton. Mos luaj me çmimet, mos luaj me kafshatën", tha Berisha dje në Elbasan.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco