Kriza e çmimeve/ Berisha: Rama ka luajtur bixhoz me kaskadën e Drinit

Kriza e çmimeve/ Berisha: Rama ka luajtur bixhoz me kaskadën e Drinit

19:06, 08/10/2021
A+ Aa A-

Nga Foltorja e Elbasanit, lideri historik demokrat, Sali Berisha, tha se kryeministri Edi Rama ka luajtur bixhoz me krizën.

“Këtë javë Rama u ra borive të fatkeqësisë, të krizës, të terrorit. Si një njeri, i cili ka një trashëgimi jashtëzakonisht problematike, edhe është shumë e gabuar të harrohet ajo, ai beson se terrori ndaj qytetarëve është mënyra më e mirë për t’i sunduar dhe qeverisur.

Ai para një jave alarmoi njerëzit me krizën e jashtëzakonshme që do të përpijë Shqipërinë. Çfarë është kjo? Kjo është një krizë e bërë me dorën e tij.

Ky ka qenë një nga vitet më të mbara energjetike për Shqipërinë. Në gusht kaskada e Drinit ka qenë në kuotat maksimale. Kushdo e di se ajo është rezerva unike e shtetit shqiptar. Blihet energji dhe ruhet për vjeshtë dhe dimër.

Ka zbrazur kaskadën në mënyrë të papërgjegjshme. E ka çuar në kuotat e bllokimit të plotë të prodhimit të energjisë. Ka shitur energji me çmim tre herë më të ulët se e blejmë sot.

Krizën e kemi nga qeveria, e kemi nga Edi Rama dhe ministri i tij, që luajnë bixhoz me kaskadën e Drinit. Akoma më keq, deklaron se rritja e çmimeve është pa kthim. Ja tani që gazi ra në pikiatë tani, ai thotë se çmimet nuk kanë kthim. Pse nuk paskan kthim?

Shqipëria ka koston më të ulët të prodhimit të energjisë dhe ky pretendon për rritje të tjera të çmimit të energjisë. Falë asaj strategjie që u zbatua për 8 vite, sot HEC-et private prodhojnë 41 përqind të energjisë së vendit. Por këtyre privateve u blejnë vetëm 60 përqind të energjisë dhe as u japin linja për energjinë. Sillen absolutisht si komunistë,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco