Steve Bannon: George Soros nuk do kufij kombëtar. Ai është tregtar, do para

Steve Bannon: George Soros nuk do kufij kombëtar. Ai është tregtar, do para

21:52, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Donald Trump në një intervistë për Evi Kokalarin, e transmetuar në Syri Tv, foli për figurën e George Soros.

Steve Bannon thekson se Soros nuk do kufij kombëtarë, duke shtuar se ai është tregtar e se do vetëm para.

“Soros ka pesë zyra në Ballkan, do që të ketë influencë në këtë pjesë të globit. Flasim pak për Xhorxh Soros. Nëse i viheni kundër Sorosit, ta dini se i jeni vënë përballë më të zotit. Ai është për botë pa kufi. Do qarkullim të lirë të kapitaleve dhe të krahut të punës në botë.

Nuk do kufij kombëtarë. Ai do të thotë se jam antiautoritar. Ai është për shoqëri të lirë, nuk do kufij botërorë, nuk do kultura kombëtare. Ai është tregtar, do para.  Kjo është formulë për skllavëri të plotë të klasave punëtore dhe të mesme. Atëherë ata marrin fund. Ndërsa ne republikanët kujdesemi për gjendjen e kombit, ne e duam kombin tonë”, u shpreh Bannon.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco