'Ngritja e çmimeve’, Basha: Doni ti kaloni barrën e korrupsionit familjeve shqiptare. 50% e rrogës për bukë

'Ngritja e çmimeve’, Basha: Doni ti kaloni barrën e korrupsionit familjeve shqiptare. 50% e rrogës për bukë

21:56, 07/10/2021
A+ Aa A-

Lulzim Basha ka akuzuar qeverinë e Ramës se ka në plan ngritjen e çmimeve pasi do që ti kalojë barrën e korrupsionit dhe keqmenaxhimit familjeve shqiptarëve.

Gjatë fjalës së tij në Parlament, Basha theksoi se gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë.

Postimi i plotë në Twitter i Lulzim Bashës:

Shumica prej jush mund ta ketë harruar, sepse keni kohë që e shihni veten në pasqyrën e deformuar të mediave që ushqeni me korruspsionin tuaj, por gati gjysma e popullsisë jeton në varfëri, me më pak se 5 dollarë në ditë. Po ashtu, 41% e shpenzimeve totale të një familjeje shqiptare shkojnë për ushqime. Kjo është shifra më e lartë në Europë, dhe ky buxhet i lartë që shpenzojnë për t’u ushqyer, është një tjetër tregues i varfërisë, por edhe çmimeve të larta në raport me të ardhurat të vërteta të shqiptarëve.

Janë edhe pensionistët që orvanten midis dyqaneve dhe farmacive për të blerë sa munden me atë pak që kanë, për të mbajtur veten gjallë. Janë të rinjtë dhe të rejat që enden të papunë, midis dëshirës për të lënë këtë vend dhe dashurisë për të dhe familjen e tyre që i mban ende këtu, me shpresën se një ditë do të bëhet më mirë edhe për ta.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco