Dita e 5 e protestës së banorëve të Laprakës, qytetarët: Po favorizohen njerëz të pushtetshëm

Dita e 5 e protestës së banorëve të Laprakës, qytetarët: Po favorizohen njerëz të pushtetshëm

20:37, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ka hyrë në ditën e 5-të protesta e banorëve të Laprakës, banesat e të cilëve preken nga gjurma e Unazës së Madhe. Banorët e kësaj zone akuzojnë qeverinë se për interesa klienteliste e ka ndryshuar 3 herë projektin. Ndërsa burime nga ARRSH-së bëjnë me dije se nga projekti i Unazës së Madhe pritet të shemben edhe afërsisht 700 banesa të tjera

SYRI TV

Ka hyrë në ditën e 5-të protesta e banorëve të Laprakës, banesat e të cilëve preken nga gjurma e lotit të 3-të të Unazës së Madhe.

Pasi e bllokuan rrugën për rreth 60 minuta, ata akuzuan qeverinë se për interesa klienteliste, duke favorizuar njerëz të fuqishën pranë pushtetit, kanë bërë devijimin e projektit, në këtë segment. Sakaq, banorët e Laprakës kërkuan ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet shtetërore, pasi në të kundërt lajmëruan ata, do ketë përshkallëzim të protestës.

Burime nga ARRSH bëjne me dije për Syri Televizion, se nga projekti i Unazës së Madhe pritet të shemben afërsisht 700 banesa.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco