Kriza energjitike, Vasili: Rama i kapur për fyti nga oligarkët

Kriza energjitike, Vasili: Rama i kapur për fyti nga oligarkët

18:51, 07/10/2021
A+ Aa A-

Replikat mes mazhorancës dhe opozitës përvec sallës së parlamentit kanë vazhduar edhe jashtë. Deputetët e PD i cilësojnë gënjeshtra shifrat e paraqitura nga qeveria sa i përket rritjes ekonomike. Ndërsa deputeti Tomorr Alizoti i është përgjigjur kryeministrit për akuzat se PD është mbetje e Partisë së Punës, duke e quajtur Ramën si xhelat dhe bir komunisti

NGA SYRI TV

Në seancën plenare të kësaj të enjteje nuk kanë munguar replikat mes mazhorancës dhe opozitës. Fillimisht deputetët debatuan për situatën ekonomike në vend, si dhe për atë të vaksinimit, ndërsa më pas deklarata e kryeministrit Rama, duke etiketuar PD si Parti të Punës, ka sjellë reagimin e ashpër të deputetit demokrat, Tomorr Alizoti.

Nuk kanë munguar replikat mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës në seancën plenare të kësaj të enjteje.

Nga Foltorja e Kuvendit, Zv.Kryeministri, Arben Ahmetaj  përsëriti edhe njëherë se Shqiparia ka rritjen më të madhe ekonomike në rajon.

Por sipas, deputetes demokrate, Jorida Tabaku, kjo rritje, e cila trumbetohet nga ana e qeverisë, nuk është reale.

Më pas debatin e mori në dorë kryeministri Edi Rama, i cili e etiketoi PD si Parti të Punës.

Për këtë deklaratë të kreut të qeverisë reagoi ashpër, deputeti Tomorr Alizoti.

Vaksinimi i qytetarëve po ashtu solli debate mes deputetit të Partisë Demokratike, Tritan Shehut dhe Ministres së Shëndetësisë, Ogerta Manastirliut.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco