VIDEO/ Ceko: S'ka krizë, ka spekulim! T'i hiqet akciza karburantit, 45 lekëshi!

VIDEO/ Ceko: S'ka krizë, ka spekulim! T'i hiqet akciza karburantit, 45 lekëshi!

11:52, 07/10/2021
A+ Aa A-

Prof. Enriko Ceko: Duhet hequr akciza e karburantit! Si, nga 60 lekë ta bësh naftën 100 lekë njëherësh, pa u futur në territorin e Shqipërisë, pa u futur në doganë?! Hiq akcizën, lëre çfarë thotë Lulzim Basha “të heqim 24 lekëshin”! Ajo është përrallë me mbret! Duhet hequr 45 lekëshi! “

Profesor Enriko Ceko, ekspert i mirënjohur i ekonomisë, e ka shpjeguar me thjeshtësi dhe qartë, të ashtuquajturën krizë energjike që ka shpallur qeveria Rama3 me synim rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV sot, prof. Ceko deklaroi se nuk ka krizë reale energjetike, por vetëm spekulim dhe se “paketat e ndihmës” që premton qeveria shqiptare për shtresat më të prekura, janë dështime totale.

Pedagogu bëri përllogaritjen e çmimit të karburantit që në momentin që ai hyn në vendin tonë me 60 lekë dhe deklaroi se ulja e çmimit që është më i larti në Evropë mund të bëhet duke hequr taksat që i janë vënë dhe madje, të hiqen më shumë se ç’propozon lideri i opozitës Lulzim Basha.

I pyetur për krizën energjetike dhe paketat e ndihmës që premton Rama 3, prof. Ceko tha:

“Tani u bënë tetë vjet që janë lançuar paketa nga të ndryshme për shtresat e paprivilegjuara, për të papunët, për ata që humbën punën gjatë reformave. Ka pasur disa ministra që pas zgjedhjeve thonë se do të ketë reforma, reformat janë të dhimbshme…

Po në asnjë vend nuk ka pasur reformat të dhimbshme, vetëm në Shqipëri.

Kur një qeveri inicion reforma, i merr parasysh të gjitha dhe do të mbulojë dhe kostot e atyre që kanë humbur nga reforma në mënyrë që të jenë të barabartë me ata që kanë fituar nga reforma ose të gjejë mënyra të tjera kompensimi.

Në rastin konkret, Shqipëria në periudhën e vjeshtës ka shira. Kam përshtypjen që kjo ka qenë një frikë e madhe e Kryeministrit se në mesin e korrikut dhe të gushtit është shitur energji elektrike.

Energjia elektrike shitet ditën dhe natën, ditën ka çmim tjetër - natën ka çmim tjetër. Po sikur ta ketë shitur ditën me çmim të lartë dhe këtu e deklaron se e ka shitur natën e diferencën e fut në xhep?! Kush e ka investiguar këtë mundësi?!

Në aspektin e energjisë elektrike, të gjitha qeveritë e kanë një grup të veçantë që merret me menaxhimin e situatës, me tregjet ndërkombëtare, pse, vetëm Shqipëria e ngriti këtë grup special?!

Këto gjëra as nuk duhet të deklarohen se janë çështje të sigurisë kombëtare. Po sikur të vijë ai tjetri e ta korruptojë këtë grup special?!  Se në administratën publike shqiptare janë njerëzit më lehtësisht të korruptueshëm, jo më të thuash që ai është në grupin special.

Nuk ka krizë reale energjetike;  po, në tregun ndërkombëtar ka një rritje të çmimeve. Ne kemi 14 mijë metra/sek për frymë prurje të shtatë baseve ujore, të larta  dhe ky është një keqmenaxhim i burimeve.

Paketat që lançojnë këto qeveri janë dështime totale.

Paketa e Tërmetit, u mor 1 miliardë USD hua. Ku është?! Me ato 1 miliardë dollarë duhet t’i kishte bërë shtëpitë e tyre fakirëve për tre muaj, por po bëhet viti, dy vjet madje.

Për punën e pandemisë, u lançuan katër paketa! Po njerëzit s’kanë marrë akoma paketën e parë! Të lançosh katër paketa është….

Për çfarë krize ndërkombëtare flisni ju?! Mbrëmë çmimi i naftës vajti prapë 74 USD. Kjo punë është në shtator-tetor, pse çuditen këta?!Rusia këtë punë ka bërë në shtator –tetor, çfarë krize është kjo?!

Hemisfera e Veriut ka kërkesë të lartë për energji gjatë periudhës së dimrit sepse gjithë industria e botës kryesisht është përqendruar në Hemisferën e Veriut: Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Evropa, Japonia, janë vende që duan energji ndaj dhe vendet që prodhojnë luajnë me kërkesa dhe oferta.

Çmimi i karburanteve ishte 72 USD për fuçi. Gjatë periudhës së dimrit siç ka ndodhur në vite do të shkojë në 100 USD dhe pastaj gushtin tjetër 62 USD prapë, do të shkojë dhe  dhjetë dollarë më ulët se gushti që e kishim sivjet. Këta janë të vërtetuara historikisht që nga viti 1974, që nga kriza botërore e naftës e vitit 1974 kanë ndodhur këto gjëra.

Kjo as krizë ndërkombëtare nuk është, sepse ishte një luhatje e kësaj periudhe. Është spekulim.

Rritje çmimi nuk ka pse të ketë, nuk ka asnjë arsye pse të ketë rritje çmimi. Shqipëria aktualisht ka çmimet më të larta në Evropë.Karburanti është më i shtrenjti në Evropë.

Hiq akcizën! Akciza është 90% e çmimit fillestar që futet karburanti në territorin e Shqipërisë. Karburanti futet me 55 – 60 lekë dhe 90% është akciza. Direkt vete karburanti 100 lekë të reja.

Pastaj shto dhe TVSH 20% u bë 120 lekë.

Shto tatimin mbi fitimin, shto tatimin e korporatës, shto këto taksat e çuditshme se ne themi “taksë qarkullimi”, po brenda taksës së qarkullimit janë disa taksa të vogla që duhet t’ua shpjegojmë njerëzve dhe shkon çmimi 160 lekë.

Po ai që e shet naftën aty te pika e karburantit, nuk do të fitojë?! Për ca del ai aty? 160 lekë është çmimi që e merr pika e karburantit për të na e shitur neve. 160-165 lekë, se ka disa duar në zinxhirin e furnizimit.

Pra, duhet hequr akciza! Nga 60 lekë ta bësh naftën 100 lekë njëherësh, pa u futur në territorin e Shqipërisë, pa u futur në Doganë???

Hiq akcizën, lëre çfarë thotë ai Lulzim Basha “të heqim 24 lekëshin”! Ajo është përrallë me mbret! Duhet hequr 45 lekëshi dhe brenda atij është edhe ai 24 lekëshi!

Edhe në tregun e energjisë elektrike: bizneset e marrin në tregun e lirë, ç’punë ka qeveria që ndërhyn në tregun e lirë?! Në vend që ta zgjerojë e ka bërë monopol me KESH-in dhe OSHEE-në.  Kjo është çështje e mentalitetit të qeverisë, jo e qytetarëve.

Unë theksoj se nëse çmimet do të rriten pa shkak, do të ketë protesta përsëri.”/ar.sh/SYRI.NET

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco