Mesazhi i koduar i Veliut, a lidhet shkarkimi me kapjen e 1 ton kokainë?

Mesazhi i koduar i Veliut, a lidhet shkarkimi me kapjen e 1 ton kokainë?

10:20, 07/10/2021
A+ Aa A-

Ardiu Veliu nuk do jetë më drejtor i përgjithshëm i Policisë së Shtetit.

I kritikuar ashpër nga media dhe opozita për sjelljen e tij si një vartës politik i Edi Ramës, ai do ia lërë vendin Gledis Nanos.

Në fjalën e tij të fundit, Veliu u përpoq që të përcjellë edhe ndonjë mesazh të koduar. Ai tha se është tentuar të hidhet baltë mbi punën e tij, duke theksuar sidomos kapjen e 1 ton kokaine.

“Dua të falenderoj kryeministrin Rama, 3 ish-ministrat e brendshëm dhe falenderimi kryesor është për ju të dashur kolegë. Policia e Shtetit është shumë herë më e mirë se dje, pavarësisht se të verbuarit nga 20-fishimi i çmimit të kanabisit në vendin tonë apo të shurdhuar nga 1 ton kokainë e bllokuar nga ju të dashur kolegë, kërkojnë të hedhin baltë mbi djersën tuaj. Falënderoj bashkëshorten dhe dy fëmijët, të cilët ma kanë bërë më të lehtë detyrën,” tha Veliu.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi tha se Veliu ka qenë një bashkëpunëtor i mirë dhe i përgjegjshëm, dhe se ai do të vazhdojë të shërbejë në detyra të reja shtetërore, pa dhënë më shumë detaje.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco