Meta: Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese

Meta: Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese

15:52, 06/10/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me rezultatet e samitit në Slloveni.

Reagimi i presidentit Ilir Meta:

Mesazhet e sotme të Samitit BE-Ballkani Perëndimor janë inkurajuese.

Perspektiva europiane e rajonit jetësohet përmes reformave të besueshme, në themel të të cilave qëndrojnë parimet dhe vlerat europiane të demokracisë, të drejtave themelore dhe sundimit të ligjit.

Mirënjohës për mbështetjen politike dhe ndihmën e gjithanshme, që Bashkimi Europian vazhdon t’i japë Shqipërisë dhe gjithë rajonit tonë, si partner i parë dhe i natyrshëm ekonomik, duke qëndruar plotësisht të linjëzuar në qëllimin e përbashkët strategjik të zgjerimit.

Plani Ekonomik i Investimeve dhe Agjenda e re për Inovacionin duhen shfrytëzuar maksimalisht për të rimëkëmbur ekonominë dhe frenuar shpopullimin e mëtejshëm dramatik të vendit.

Bashkëpunimi rajonal duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe të përqëndrohet në zbatimin e zotimeve të ndërmarra. Bishtnimi ndaj këtyre zotimeve dhe parcelizimi i rajonit kundërprodhojnë më shumë ndasi dhe konflikte artificiale të padobishme, dhe bien ndesh me rrugën europiane të vendeve tona.

Duke përshëndetur Presidencën sllovene të BE dhe të gjitha vendet e tjera anëtare për zhvillimin e këtij Samiti të posaçëm për Ballkanin Perëndimor, ripërsëris rëndësinë, që ka nisja e shpejtë e negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe liberalizimi sa më parë i vizave me Kosovën, një premtim që kërkon zbatim urgjent.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

00706/10/2021 19:06

keto takime jan genjeshtra te europes poju garantob se kurr ballkani nuk antarsohet ne eu sikur se turqia qe 50 vjet negociata e mane fund u kthyen ne zero europa nuk funksionon as sot as kurr per kundra zi dote ket edhe luftra mes veti se manroni asht shpiuni i putinit aj po mundohet me nis trazira ne kosov bashk me putinin aleatin e vet keshu qe edhe gjermania eka kuptu dhe shum shpejt dote ken kthim kufijsh mes veti keshu qe franca per mes trzirave ne ballkan mundohet ta kthej rusien ketu dhe ta fus ameriken ne luft me rusien.ky asht makroni qe thojke nato asht vjetru po mos te ish amerika evropen rusia dota okuponte per 24 or.dhe keta nuk jan falenderus amerikes. ne fund ni keshill punoni spas keshillave te amerikes se sate ket amerik dote ket shiptari po spunuat evropa bashk me ballkanin dota ket fatin e avganistanit ....

Shto koment

Denonco