Deputeti i PD, Tritan Shehu, e ka përshëndetur me entuziazëm, takimin që do të mbajë sot me demokratët e Gjirokastrës, ish-kryeministri Sali Berisha në vazhdën e nismës “Foltorja”.
Shehu, i cili kandidoi në Gjirokastër, shkroi në Fb: ”Berisha sot në Gjirokastër! Një ngjarje e veçantë kjo për demokratët, për të gjithë banorët e nderuar të këtij qarku me vlera e kontribute të pallogaritshme në zhvillimet historike të vendit tonë, të këtij qarku që po ndjen mbi shpinën e tij të gjithë arrogancën, përbuzjen e këtij regjimi antidemokratik.
Vetëm një PD e gjerë, e hapur, dinamike, si themeli i opozitës shqiptare mund të përballet e të fitojë mbi këtë regjim, duke i kthyer edhe këtij qarku hapësirat, mundësitë, liritë, bërë realitet aspiratat e të gjithë banorëve të tij.
Berisha do të dialogojë sot pikërisht për këto nga foltorja e tij në hotel Olimpik të Gjirokastrës, ora 18.00.”/ar.sh/SYRI.NET
© SYRI.net
Prandaj Jozefina do ngelet vemje dhe e dobet politikisht sepse nuk ptu guximin te shkonte as ne Shkoder as ne Tirane. Tani nqs asaj i vjen turp apo sja mban te prononcohet perndryshe mos te dale me ne tv se na perzihet. As mish as peshk.
...deputeti qe para 20 vjetesh i ktheu shpinen Doktorit ne vitin e veshtire 1999 - 2000 ....??!! ; deputeti qe se bashku me Pollon punuan fort qe Berisha te mos vinte ne pushtet ne vitin 2001 , duke krijuar PDR -ne si paterice e PS-se se Nanos , duke humbur kesisoj edhe zgjedhjet lokale te 2020-s dhe 2003 -it te cilet me pas ne vitin 2005 doktori u dha pushtet duke i bere edhe ministra .....????!!!! . Eshte mire qe historia e PD te rikujtohet here pas here ....