Ndërprerja e rrjeteve sociale, Fuga: jetojmë në kohë rreziqesh, FB e Instagram s’janë vetëm komunikime personale

Ndërprerja e rrjeteve sociale, Fuga: jetojmë në kohë rreziqesh, FB e Instagram s’janë vetëm komunikime personale

21:27, 05/10/2021
A+ Aa A-

Profesori i Komunikimit Artan Fuga, në një intervistë me gazetarin Adi Krasta në A Show në Syri Tv, foli për ndërprerjen e rrjeteve sociale për disa orë.

Fuga thekson se në kohët moderne, rreziku është shtuar së tepërmi. Ai shton se FB e Instagram nuk janë vetëm komunikime personale, por se janë edhe reklama, që përkthehen në para që fitohen nga kompanitë.

“Ndalimi i rrjeteve sociale edhe pritej, sepse rreziku në kohët moderne është shtuar. Ne sot me rrjetet sociale kemi një “botë të re”. Njeriu ka fuqi të shkatërrojë globin e natyrën. Facebook dhe Instagram s’janë vetëm komunikime personale, por ka komunikime për reklama, që shkojnë në miliarda.

Bllokimi i rrjeteve sociale krijoi ankth. Po të flasim për qeverinë, këtu maxhoranca mendon për dy vjet e për tre, nuk mendon për të ardhmen, këtu çdo gjë është e politizuar. Ne kemi një ekonomi që drejtohet nga partia në pushtet. Të gjitha institucionet janë të shkëputura nga hallet e një qytetari. Këtu flitet vetëm për politikë, edhe në media, sikur shoqëria shqiptare nuk ekziston. Shoqëria shqiptare ka humbur lidhjen mes kombit dhe qytetarit”, u shpreh Fuga.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco