'Krimi, droga'/ Shameti kujton deklaratën e Ramës: U stabilizua si normë, qytetarët të reagojnë

'Krimi, droga'/ Shameti kujton deklaratën e Ramës: U stabilizua si normë, qytetarët të reagojnë

21:32, 04/10/2021
A+ Aa A-

Gazetari Sokol Shameti thotë se krimi dhe droga në Shqipëri janë tashmë diçka normale për mediat dhe opinionin publik.

I ftuar në emisionin Çim Peka Live në Syri Tv, Shameti u shpreh se dy fenomenet tronditëse për shoqërinë janë stabilizuar si normë dhe kjo "falë" edhe deklaratave të kryeministrit Edi Rama disa vite më parë, teksa ironizonte me fjalët  "krimi, krimi, droga, droga".

Raportet ndërkombëtare, shton Shameti janë ato që sjellin të vertetën ashtu siç është, ndërsa shton se qytetarët duhet të ngrejnë zërin, pavarërisht nga kostot që mund të sjellë kjo. 

"Ka ndodhur edhe një lloj kompleksimi i opinonit publik dhe aktorëve mediatikë, në fillim kriminaliteti dhe kanabizimi vërtetë ishin tronditëse, por ne shikonim edhe kryeministrin që dilte dhe në vend që të reflektonte, akuzonte mediat se e kanë mendjen 'krimi, krimi, droga, droga' dhe kjo na prish punë ne në hapat e mëtejshëm ndërkombëtare për integrimin europian dhe ngelemi në vend. Realisht ka patur një lloj heshtje. Mediat dhe opinioni publik u kompleksuan nga kjo. Kanabizimi mund të jetë edhe në shkallë shumë herë më të lartë se atëherë kur thonin krimi, droga. Por sot si droga ashtu edhe kriminaliteti janë më të lartë se atëherë, por ne na vijnë raporte të tilla që na bëjnë esëll. Por këto nuk na bëjnë më përshtypje, u vra ky, u kap droga atje, është stabilizuar si normë dhe ne nuk flasim më. Vetëm raporte të tilla na hedhin ujë në fytyrë dhe na thonë zgjohuni se kjo është anormale, është e tmerrshme. Opinioni publik, mediat duhet ta problemazojnë këtë situatë, duhet të ankohen për këtë, kjo duhet të jetë ajo që duhet t'i mobilizojë shqiptarët, pavarësisht kostot që mund të ketë", u shpreh Shameti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco