Berisha: Unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një tjetër qëllim madhor

Berisha: Unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një tjetër qëllim madhor

18:41, 29/09/2021
A+ Aa A-

Lideri historik demokrat, Sali Berisha tha se Foltorja nuk ka për qëllim të mbrojë dinjitetin e tij, por ka një tjetër qëllim më madhor.

“Ju e dini që unë e kam mbrojtur dinjitetin tim, por Foltorja ka një qëllim madhor: që kurrë të mos mendojë kush se do e marrë peng këtë parti, t’ju marrë peng ju. Të vendosë në emrin tuaj, duke shkelmuar mbi ju.

Kjo betejë nuk ka asgjë mes meje dhe peng-kryetarit, ju jap fjalën e nderit.

Kjo ka të bëjë se peng-kryetari duke më fyer mua, ju dhe çdo demokrat, del një ditë jo si biri i Enverit, por si i biri i Idi Aminit, që pa pyetur askënd shkelmon mbi ju.

Por ai është peng dhe pengu nuk është kurrë vetja e tij. Ai u thotë ju atë që i diktojnë padronët e tij.

Kjo Foltore nuk është kundër miqve dhe partnerëve tanë, por synon që ne të vendosim së bashku që kjo parti të marrë vendime si një parti sovrane. Sovraniteti i saj qëndron që ju të shprehni mendimet tuaja. Sovraniteti qëndron në respektimin e forumeve që kemi zgjedhur,” tha Berisha.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

alienet29/09/2021 22:21

PO ME BEN PERSHTYPJE SE TASH 13 VITE PD NUK ISHTE PENG SEPSE ISHTE BERISHA BRENDA PD , TANI QE ESHTE PERJASHTUAR PD ESHTE PENG HAHAH, KETE NUK E BESON AS NJE FEMIJE KOPSHTI , E BESON ENI KOKOLARI QE KA ARDHE NE SHQIPERI TE SHFRYTEZOJE SITUATET TE KAP NAJ LEK SE KETU NE USA ESHTE BERE E VESHTIRE, E BESOJNE DHE ATA QE I KA USHQYER DHE USHQEN SALI BERISHA, POR DEMOKRATET E VERTETE DO TA BOJKOTOJNE SALIUN VETEM SIGURIMSAT DHE HAJDUTAT DO TE KETE ME VETE. TA GEZONI O TE MJERE..

Shto koment

Denonco