Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Takimi me delegacionin e OHDIR-it, Basha: Raporti fakton masakrën e 25 prillit, njësoj si në Bjellorusi

Takimi me delegacionin e OHDIR-it, Basha: Raporti fakton masakrën e 25 prillit, njësoj si në Bjellorusi

16:47, 29/09/2021
A+ Aa A-

Në përfundim të takimit me delegacionin e OSBE/OHDIR në selinë e PD, Lulzim Basha u ndal në një prononcim për mediat, ku theksoi se raporti i OSBE-së fakton masakrën zgjedhore të 25 prillit.

Basha: Ambasadores Gacek i shpreha mirënjohjen për punën e jashtëzakonshme të misionit. Ishte takim në kushte të kufizuara për shkak të pandemisë, me të dhe bashkëpunëtorët e saj. Raporti i OSBE/OHDIR, fakton masakrën zgjedhore, vrasjen e demokracisë në Shqipërisë më 25 prill. Mjafton të shihni rekomandimi dy, ku thotë; shteti duhet të garantojë sekretin e votës dhe lirinë. Njerëzit duhet të votojnë të lirë nga frika dhe ndëshkimi.

Nëse hiqet fjala ‘Shqipëri’ nga raporti, do të ishte si për një vend si Bjellorusia e Lukanshenos. Për ironi mora vesh se një aktiviste nga Bjellorusia është në takim me Lukashenkon e Shqipërisë. Ironi e madhe! Ose ndoshta mund ta ndihmojë ta shikojë se si operon Lukashenkon e Shqipërisë nga afër, që të mund Lukashenon e Bjellorusisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco