Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Meta takon lideren e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të Bjellorusisë

Meta takon lideren e opozitës bjelloruse: Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të Bjellorusisë

16:13, 29/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar një takim me lideren e opozitës bjelloruse, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Meta thekson se lirimi i të të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja sot udhëheqësen e guximshme të opozitës bjelloruse, znj. Sviatlana Tsikhanouskaya.

I urova shumë suksese në misionin, përpjekjet frymëzuese dhe lidershipin e dëshmuar.

Lirimi i të burgosurve politikë, liria e medias dhe e shprehjes, si dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë tepër të rëndësishme për të ardhmen demokratike të Bjellorusisë.

Shqipëria qëndron në krah të aspiratave demokratike të popullit bjellorus!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

miri 29/09/2021 16:32

Nuk eshte aspak e vertete qe kjo zonje ben perpjekje per demokracine e bjellorusise. Ajo thjesht po punon qe edhe Bjellorusia te futet ne gjirin e NATO_ s per kunderpesh te Rusise por do mbetet thjesht nje azilante e mjere dhe asgje me teper.

Shto koment

Denonco