Lajmi i fundit

LIVE/ Komisioni Hetimor për koncesionet në shëndetësi, pyeten dëshmitarët

Tjetër lajm i zi pas ‘vdekjes klinike’ të integrimit: Rikthimi i vizave

Tjetër lajm i zi pas ‘vdekjes klinike’ të integrimit: Rikthimi i vizave

11:37, 29/09/2021
A+ Aa A-

Një ditë më parë, agjencia Reuters publikoi një dokument të brendshëm të Bashkimit Europian, ku thuhej se anëtarësimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është i garantuar.

Duket se ky dokument është konfirmim i asaj që përflitet vazhdimisht në qarqet diplomatike, se zgjerimi i BE-së është futur në vdekje klinike.

Në dokumentin që do jetë bazë për të hartuar një deklaratë në samitin e përbashkët të BE-së me Ballkanin Perëndimor më 6 tetor, nuk flitet për asnjë përparim të bërë nga Shqipëria apo Kosova e Maqedonia e Veriut.

Gjuha e thatë e dokumentit sugjeron se qëllimi është ruajtja e statuskuosë në rajon dhe vazhdimësia e Procesit të Berlinit.

Vizitat dhe premtimet boshe mund të vazhdojnë, por diplomatët thonë se me ndërhyrjen e vendeve të pasura të BE-së, duket se zgjerimi është një ëndërr e shuar.

Por një tjetër lajm i zi vjen nga Brukseli. Agjencia e njohur, EuObserver, thotë se ka parë një dokument të brendshëm, që sugjeron se lëvizja e lirë e vendeve të Ballkanit drejt BE-së mund të pezullohet.

Në dokument thuhet se shkak për këtë vendim mund të bëhet emigracioni masiv dhe kërkesat e shumta për azil.

Në krye të vendeve që po kundërshton lëvizjen e lirë pa viza të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt BE-së është vetë Gjermania, vendi më i fuqishëm në BE.

Kjo është hera e parë kur lëvizja e lirë e shqiptarëve është më e rrezikuar se kurrë, edhe pse më parë vende të ndryshme individualisht kanë shprehur shqetësim dhe kanë kërkuar që të rivendoset lëvizja me viza.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t29/09/2021 12:02

Mosintegrimi vetem ramëqenit e bushtrave të tij i intereson.Sa me shume që ikin,aq më mirë per ramëm.....Opozitë mbidh rrypat se po e shtyte keshtu si tani,ne 2025 do ikni edhe ju.

Shqiptari29/09/2021 11:59

INSHALLAH!! INSHALLAH!! DO ZOTI DHE E PEZULLOJNË VËRTETË LËVIZJEN E LIRË TË BALLKANASVE DHE TE VENDOSIN PËRSËRI REGJIMIN E VIZAVE, SI DIKUR QË TA VLERËSOJNË ATË QË BËRI SALI BERISHA PËR KËTË POPULL!! SEPSE DERI TANI VARFËRIA E SHQIPTARËVE ËSHTË ZBUTUR DISI NGA PUNËSIMET SEZONALE NË DISA VENDE TË BE SI NË GREQI, ITALI, GJERMANI, KROACI, HUNGARI ETJ. DISA KANË SHFRYTËZUAR MUNDËSINË E LËVIZJES SË LIRË QË KRIJOI QEVERIA BERISHA, DHE JANË LARGUAR DHE PO LARGOHEN ÇDO DITË NGA SHQIPËRIA!! KUR TË NGECEN KËTU BRENDA E NUK IKIN DOT, DO TË NISË PËRSËRI TRAFIKU ME GOMONE, TRAFIKANTËT E VIZAVE DO TË LULËZOJNË PËRSËRI, PAPUNËSIA DO TË RRITET NË MAKSIMUM DHE NIVELI I VARFËRISË DO TË RRITET NË MAKSIMUM!!!

Shto koment

Denonco