VIDEO/ Lumaj: Demokratët dhe shqiptarët janë braktisur nga Basha! 'Foltorja' do konsolidojë të djathtën

VIDEO/ Lumaj: Demokratët dhe shqiptarët janë braktisur nga Basha! 'Foltorja' do konsolidojë të djathtën

17:27, 28/09/2021
A+ Aa A-

Aktivisti shqiptar në SHBA Valentin Lumaj, i ftuar në Edicionin e Pasdites në SYRI TV me moderatoren Armela Ferko, ka folur mbi mandatin e 3-të të Edi Ramës dhe debatin brenda PD-së. 

Lumaj ka analizuar situatën politike në vend, duke vënë theksin te gjendja dramtatike në të cilën ndodhet PD dhe rolin e 'foltores' të organizuar nga ish-kryeministri Sali Berisha. 

Lumaj: E shikoj me dhimbje të madhe këtë situatë dramtike që po ndodh në PD dhe të krejt shoqerisë shqiptare, për mua si demokrat por edhe si shqiptar. Çdo shqiptar duhet ta ndiejë dhimbjen pasi PD është një aset kombëtar i gjithë shoqërisë shqiptare. Sot, jo vetëm unë por demokratët dhe gjithë shoqëria shqiptare janë zemrërthyer të braktisur dhe të tradhëtuar nga udhëheqësit e kësaj partie. Lulzim Basha i ka humbur të gjitha lidhjet me bazën dhe me zgjedhësit shqiptarë por ka marë një rrugëtim pa kthim dhe pa shpresë.

Ferko: Si e shihni debatin e nisur dhe foltoren e organizuar nga zoti Berisha?

Lumaj: Ky debat është shumë i shëndetshëm për vetë PD dhe shoqërinë shqiptare. Në shoqërinë shqiptare nuk kishte si të ndodhte ndryshe pasi është një mishmash idiologjisë. PS është mishërimi i interesave të biznesit të madh ndërsa PD e sheh fushatën e saj te shtresat në nevojë. Duhet të ishte e kundërta. PD duhet të ishte parti e forcave të djathta konservatore të shqiptarëve.

Uroj që në përfundim të foltores të kemi një parti të djathtë të konsoliduar me vlera të djatha konservatore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco