Pedagogu i njohur: Ballkani i Hapur i Ramës është realisht Ballkani serb

Pedagogu i njohur: Ballkani i Hapur i Ramës është realisht Ballkani serb

09:49, 28/09/2021
A+ Aa A-

Pedagogu i njohur dhe filozofi Nezir Kraki reagoi pas vizitës së kryeministrit Edi Rama në Prishtinë. Sipas tij, strategjia e Edi Ramës është shkrirja brenda një strukture serbizuese.

POSTIMI I KRAKIT

Sipas Edi Ramës, Shqipëria e madhe apo bashkimi Kosovë-Shqipëri mbetet ide e frikshme për Evropën…

Prandaj, gjithnjë sipas tij, na duhet bashkimi edhe me Serbinë, në mënyrë që të mos frikësohet Evropa nga shqiptarët. «Kur jemi të gjithë aty, pastaj nuk mund të na thonë pse u bashkuan Kosova e Shqiperia…» - tha në një debat.

Ky është në fakt argumenti kryesor i Edi Ramës për Ballkanin e Hapur që realisht është Ballkani serb. Argumenti tjetër i tij është ‘harrimi’. Kërkesa që shqiptaret duhet ta harrojnë historinë në favor të paqes derisa serbët të tashmen dhe të ardhmen e bazojnë në histori, dhe atë fiktive.

Me fjalë të tjera, strategjia kombëtare shqiptare është shkrirja brenda një strukture serbizuese, ekonomikisht dhe politikisht.

Nejse… Asgjë e çuditshme kur e mendon se kush ia ka sqaru Kosovën Edit këto 10 vitet e fundit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

komunist i penduar01/10/2021 10:03

Anglia dhe Israeli jane dy vendet qe fshihen prapa krijimit te jugosllavise se re me kosto eleminimin e botes Shqiptare fillimisht me expansion fetar ortodoks dhe pastaj pastrim etnik . Sorrosi eshte nje mix i Musabit dhe MI6 me nje mbeshtetje masive te spijunazhit vendas the rekrutuar nga keto dy agjensi shume me heret dye rishtazi me finencime qe nxirren nga biznese korruptive po ne Shqiperi,e thene ndryshe shkaterrimin e Shqiptareve me parate e vete Shqiptareve. Keto dy vende lane Shqiptaret ne mizerjen politiko ekonomike the "komunizmit",duke inskenuar komedine tragjiko-komike "prishjen"me Sovjetet çifute qe ne fakt ishin pronare te Shqiperise deri me renien e murit te Berlinit. Duhet urgent nje polici politike e fshehte tip antikrimi me ligjet e gjendjes se luftes , sepse jemi ne prag te tradhtise se madhe, ndoshta me e madhja qe nga koha e Skenderbeut.

Shto koment

Denonco