Manjani: Në vend që të rrisë presionin ndaj Ramës për Kosovën, Luli medemek do hetojë Bechettin

Manjani: Në vend që të rrisë presionin ndaj Ramës për Kosovën, Luli medemek do hetojë Bechettin

17:20, 27/09/2021
A+ Aa A-

Ish-ministri Ylli Manjani, ka reaguar pas vendimit të Bashës për të ngritur 3 komisione hetimore në Kuvend.

Sipas Manjanit, në vend që të rrisë presionin ndaj qeverisë për situatën në Kosovë, ai do të hetojë Bechetin.

Reagimi i Ylli Manjanit:

Në vend të rrisë presionin ndaj qeverisë, që në këto momente të jetë në krah të Kosovës, Luli medemek do hetojë Bechettin!!!

Se ç’a ka për t’i hetuar më Beçhettit, një Lul e di!

Emergjenca kombëtare sot është KOSOVA! Situata e tensionuar në kufirin me Serbinë që mund të degjenerojë në përplasje të dhunshme duhet të jetë shqetësim.

Rreshtimi haptas përballë dhe jo në krah të Kosovës nga qeveria e Qeveria e Republikës së Shqipërisë, duhet të ishte thelbi i aksionit politik të opozitës. Por i opozitës ama….

Se thonë pastaj që s’ka marrëveshje Rama-Basha…!

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

shqiptar27/09/2021 20:10

"Luli medemek do hetojë Bechetin" Kujton me këto fjalë Manjani se po tall Bashën duke e akuzuar ndërkaq se nuk po ndihet për konfliktin në Kosovë në kufijtë me Serbinë. As njera e as tjetra nuk i përgjigjen së vërtetës. Nuk ka kërkuar Basha që të "hetohet Becheti" dhe nuk është e vërtetë se ai nuk po çan kokën për problemet me Serbinë. Ka kërkuar që drejtësia të hetojë Ramën që i përlau buxhetit të shtetit 120 milionë euro, vetëm për tekat e tij personale me Bechetin. Poblikisht e ka dënuar arrogancën e mikut të Ramës, Vuçiçit për kërcënimet ndaj Kosovës. Nuk e kam pritur mirë veprimin personal të Bashës për ta larguar nga grupi parlamentar i PD z.Berisha, por kjo nuk do të thotë që për hir të emocioneve personale të dalim në publik me shtrembërime flagrante të së vërtetave. Po shoh që në mediat shqiptare po i hidhet benzinë zjarrit në përplasjen Berisha-Basha dhe dukshëm këtë e bëjnë politikanëe e gazetarë të njohur publikisht si të majtë. Më shumë se cilindo kjo situatë e ngrefos karabushin dy metrosh që shkon tani në Kosovë ku para një muaji nuk ja mbante të shkonte, për të sfiduar drejtuesit e saj politikë me marrëzitë e tija e për ti dhënë dekorata të larta "patriotike", enveristit të vetëshpallur Rexhep Qosja.

tirana27/09/2021 17:38

O yll ! , ban ma mire me shkue e me hap syte tek Foltorja e doktorit , sepse kesaj i thone : " m'ka çu nana me la gojen " ...???!!!

Shto koment

Denonco