Kryeministri Edi Rama zhvilloi një vizitë zyrtare në Kosovë, ku u prit ne takim nga kryeministri Albin Kurti. Në konferencën për shtyp, Rama komentoi tensionet në veri, duke thënë se e drejta është me Kosovën, por I qëndroi bindjes se nisma për Ballkanin e Hapur, është rruga e përbashkët për gjithë rajonin.
Nga syri Tv
Edi Rama u mundua të luajë rolin e vëllait të madh, gjatë vizitës zyrtare në Kosovë, duke dhënë këshilla për tensionet në veri të vendit. Pas takimit me Kryeministrin Albin Kurti, shefi I qeverisë shqiptare, u përpoq të tregonte distancë me Presidentin Aleksandër Vuccic, duke sulmuar Beogradin e duke I dhënë të drejtë, Prishtinës zyrtare.
Por Rama dhe Kurti nuk I fshehën dot,mëritë e vjetra, dhe qëndrimet e kundërta, për nismën e Ballkanit të hapur, që për kryeministrin e Shqipërisë ngelet, rruga e përbashkët e gjithë rajonit.
Por teksa Rama u mundua të kalojë me batuta, lidhjen e përzemërt me presidentin serb dhe bashkëpunimin në kuadër të ballkanit të hapur, Albin Kurti, ja kishte rezervuar kundërpërgjigjen, në fund të konferences.
Dy qeveritë u dakortësuan për të zhvilluar mbledhjen e përbashkët, në muajin nëntor, në Durrës, ndërsa kordinator mes dy vendeve u emërua, Gentian Sala.
© SYRI.net