Evi Kokalari: Bashës i ka mbetur vetëm vula e PD dhe Grida Duma. Firmosni thirrjen e Kuvendit

Evi Kokalari: Bashës i ka mbetur vetëm vula e PD dhe Grida Duma. Firmosni thirrjen e Kuvendit

19:10, 25/09/2021
A+ Aa A-

Aktivistja shqiptare në Amerikë, Evi Kokalari ka marrë fjalën në ‘Foltoren’ e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Gjatë fjalës së saj, Kokalari është shprehur se Bashës i ka mbetur vetëm vula dhe logoja e PD-së. Ajo tha se, Basha ka emëruar deputetë njerëz si Grida Duma e disa të tjerë, të cilët janë të vetmit që i kanë mbetur.

Pjesë nga fjala e aktivistes, Evi Kokalari:

Sot pas 30 vitesh PD është marrë peng nga PS-ja dhe ne nuk kemi opozitë. Unë jam shumë dakord që Basha të jetë ish-kryetar i PD-së.

Problemi është se Basha nuk ka mundur të ketë bazën me vete. Nëse Basha do të shkonte në një nga qytetet shqiptare për të mbledhur bazën e PD-së, nuk do të mblidheshin më shumë se 5 veta. Unë shikoj se kudo që shkon Sali Berisha, ka një bazë shumë të fortë, e kjo është ajo që do e shpëtojë PD.

Sali Berisha ka një detyrë shumë të rëndësishme që të rindërtojë PD-në me parimet e Partisë Republikane në SHBA.

Po përfitoj nga rasti që të fus pikëpamjet e Partisë Republikane amerikane në PD. Duhen parë ndryshimet mes PD dhe PS, dhe ndryshimet janë të mëdha.

Fushatat primare është gjëja më e rëndësishme në një parti. Jam habitur se si Lulzim Basha kishte fuqinë të vendoste si kandidate për deputete Grida Dumën dhe ndonjë tjetër, se veç ata e mbrojnë.

Bashës aktualisht i ka ngelur vetëm vula dhe logoja e PD. E vetmja gjë që duhet bërë tani dhe Sali Berisha duhet të ua thotë është që kush ka të drejtën e votës të shkojë e të firmosë formularët për të thirrur kuvendin.

Do të mbledhin më shumë firma se sa duhen. Ndihëm e shqiptarëve të SHBA do ta keni, ndihmën e republikanëve Amerikanë do e keni. Sapo të kemi kryetarin e ri të PD-së do të nisim një punë intensive për të punuar shumë afër me Partinë Republikane të SHBA.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco