Komenti viral i pastorit për deputetin e PD që 's'ka gjë për të thënë për Ramën'

Komenti viral i pastorit për deputetin e PD që 's'ka gjë për të thënë për Ramën'

14:39, 18/09/2021
A+ Aa A-

Është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, një koment i shkurtër i pastorit Paulin Vilajetit, i cili ka marrë shkas nga një deputet i Partisë Demokratike që deklaroi në seancën e fundit se nuk ka gjë për të thënë në këtë parlament për qeverisjen e Ramës, pasi i ka thënë të gjitha gjatë 8 viteve të shkuara.

“Dëgjova një deputet të opozitës që tha për pozitën: "Nuk kam çfarë të them për ju, sepse i kam thënë të gjitha në 8 vitet që shkuan"!

Po mirë more deputet: Kush të detyroi të jesh përsëri deputet meqë nuk ke asgjë për të thënë?! Jep dorëheqjen, sepse unë do të mirëkuptoj 1000 herë më shumë se të përdorësh taksat e mia, e të vegjetosh 4 vjet në Parlament!”, shkruan Vilajet.

Paulin Vilajeti është pastor tek kisha "Qendra e Krishterë Shqiptare ".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Ray18/09/2021 18:30

Jam shume dakort me pastorin persa I perket deputetit. Une dote shprehja mendimin tim per pastorin gjithashtu. Po u fute ne diskutime politike rruaje mjekren, harroje Zotin dhe hy ne pune ne zyrat e shtetit.

Shto koment

Denonco