Ristani: Basha mblodhi 12 mln euro nga zgjedhjet e fundit

Ristani: Basha mblodhi 12 mln euro nga zgjedhjet e fundit

14:25, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ish-deputeti Arben Ristani ka hedhur akuza të forta ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, pasi u shpreh se ai ka mbledhur 12 milionë euro nga zgjedhjet e fundit.

Në emisionin ‘Të Paekspozuarit’, në MCN TV, Ristani thotë se Lulzim Basha e ka kthyer partinë në biznes.

‘Politikën e ka biznes. E ka thënë edhe Rama: Basha edhe kur humb, fiton. Vetëm në zgjedhjet e fundit, Basha thuhet se ka mbledhur rreth 12 milionë euro, të thata.

Nga donatorët, biznesmenët. Dhe strukturave të PD-së në këto zgjedhje nuk u kanë çuar as karburant.

E kam nga brenda, nga njerëzit e vet. Ai edhe kur humb, fiton.

Ndërkohë që demokratët humbin dhe humbin dhe nuk kanë shpresë se do të fitojnë. Prandaj sot kjo punë ka nisur për mbarë dhe unë kam shpresë’, tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Fiks 18 shtator 202117/09/2021 16:18

Si nuk e paskeni njohur me përpara mo Z.Ristani Lulzim Bashen. E paskeni pasur te fshehur "gjarpërin" brenda në PD. Por populli e ka nje fjalë të urtë " po sharron karrigen e tij".......

Alisa CAZIMI17/09/2021 15:16

Po shkollen King qe e ka bashke me vellan e tij qe e sponsorison. Dhe Edi Rama ka te birin Zahon .

Shto koment

Denonco