VIDEO nga SYRI TV/ Meta për situatën politike: Është cenuar sovraniteti i vendit

VIDEO nga SYRI TV/ Meta për situatën politike: Është cenuar sovraniteti i vendit

13:53, 17/09/2021
A+ Aa A-

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar demokracinë në pikë kritike, pasi sipas tij është cenuar sovraniteti i vendit dhe u është hequr qytetarëve e drejta për të vendosur. Nga Korça Meta nuk ka pranuar të komentojë lëvizjen e liderit historik të PD-së, por u shpreh se 'doktor Berisha është si vera, që sa më shumë vjetërohet aq më mirë bëhet'.

Nga SYRI TV

Presidenti Ilir Meta ka komentuar situatën politike në vend, dhe zhvillimet në kampin opozitar, duke deklaruar se demokracia në vend, është në gjendje problematike. Nga Korça, i pyetur për përjashtimin e ish-kryeministri Sali Berisha, nga grupi parlamentar i PD-së, pas kërkesave të ambasadores amerikane, Kreu i shtetit deklaroi se vendit duhet ti rikthehet sovraniteti.

Pas insistimit të gazetarëve, i pyetur për aksionin e ndërmarrë nga lideri historik i të djathtës Sali Berisha, për foltoren me demokratët, Meta tha se ‘është si vera, sa më i vjetër aq më i mirë bëhet’.

Presidenti e argumentoi heshtjen e tij, pas 25 prillit, me faktin që protagonzimi i tij, deri në ditën e zgjedhjeve, lidhej me situatën problematike, parlamentin ku mungonte opozita e vërtetë dhe tentativat e mazhorancës për të kapur shtetin dhe gjykatat.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

t17/09/2021 14:29

President ben mire te heshtesh e mos te flasesh më.Deri tani ke fol pa bereqet dhe nuk ke patur b....per te vepruar,prandaj më mire hesht dhe gëzo atë pjesë te mandatit qe të ka mbetur sepse e sigurove nga rama

Shto koment

Denonco