Lajmi i fundit

LIVE/ Arrestimi i Astrit Avdylajt në Shijak, raporton gazetari i SYRI TV, Fatjon Gjinaj

Nga SPAK te kryesia e Kuvendit/ Yuri Kim me axhendë të ngjeshur

Nga SPAK te kryesia e Kuvendit/ Yuri Kim me axhendë të ngjeshur

11:40, 17/09/2021
A+ Aa A-

Ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim ka mbërritur sot edhe në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë.

Raportohet se ambasadorja amerikane takoi kryetaren e parlamentit Lindita Nikolla.

Takimi vjen pak orë pas votimit të qeverisë “Rama 3” nga Kuvendi. Seanca maratonë zgjati rreth 20 orë dhe në fund, mëngjesin e sotëm qeveria u votua me 77 vota.

Kujtojmë se më herët, ambasada e SHBA në Tiranë, në një postim në “Facebook”, theksoi se ambasadorja Yuri Kim është takuar me 15 prokurorët e SPAK.

“Ambasadorja Yuri Kim u takua me 15 prokurorët e SPAK për t’iu shprehur vlerësimin për punën e palodhur në ekip dhe ndjekjet penale të shumta të suksesshme. Është lajm i mirë për Shqipërinë që klasa e parë e hetuesve të BKH po iu bashkohet atyre në luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Klasa e BKH me 28 hetues të përkushtuar dhe të trajnuar mirë do të sigurojë ndërtimin e çështjeve të forta nga SPAK. Së bashku, ata do u japin përparësi dhe fokus çështjeve më të rëndësishme dhe do modelojnë pavarësi dhe përgjegjshmëri. Së bashku, ata do të ndjekin penalisht dhe do bëjnë përgjegjës ata që dëmtojnë shqiptarët dhe pasurojnë vetveten përmes krimit të organizuar dhe korrupsionit. Askush nuk është mbi ligjin. Koha e pandëshkueshmërisë po merr fund”, thuhet në mesazhin e ambasadës amerikane.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Lali17/09/2021 14:19

O majmune kineze, larg duiart nga shqiperia dhe shqiptaret. Shqipot nuk I kane komanduar njerez me brirre e Jo ti sharabajke aziatike.

Messi 17/09/2021 11:47

Nga haleja ne hale! E bere mut kete vend!

Shto koment

Denonco