Reuters: Shqipëria voton qeverinë e saj të parë të dominuar nga femrat

Reuters: Shqipëria voton qeverinë e saj të parë të dominuar nga femrat

10:25, 17/09/2021
A+ Aa A-

"Parlamenti i Shqipërisë votoi të premten, kabinetin e parë të dominuar nga gratë që kur sistemi shumëpartiak u prezantua 30 vjet më parë,"njoftoi sot agjencia e lajmeve Reuters. 

Sipas Reuters, "pas një sesioni parlamentar i cili zgjati më shumë se 20 orë, Edi Rama u votua si kryeministër për herë të tretë pas një fitoreje zgjedhore në prill.

"Beteja kundër diskriminimit gjinor dhe dhunës në familje mbetet shumë e hapur dhe larg fitores" tha Rama para se ligjvënësit të votonin për kabinetin e tij me 77 vota nga 140.

"Ende ka forca diskriminuese dhe energji negative që veprojnë sot në shoqërinë tonë në dëm të grave dhe vajzave."

Olta Xhaka do të vazhdojë të shërbejë si Ministre e Jashtme dhe Delina Ibrahimaj e sapohyrë në qeveri, ish-kryetarja e autoritetit tatimor të shtetit, do të drejtojë Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë.

Rama tha se luftimi i krimit dhe korrupsionit do të jetë përparësia në këtë mandat të tretë.

Qeveria e re parashikon rritje ekonomike prej rreth 4% në vit pas rënies 3.3% në 2020 si rezultat i pandemisë.

Shqipëria është një anëtare e NATO -s dhe synon të bashkohet me Bashkimin Evropian një ditë, por pamjaftueshmëria e reformave dhe hezitimi nga ana e anëtarëve të BE -së për më shumë zgjerim kanë ngadalësuar procesin e pranimit," përfundon Reuters.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco