Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tretë e tij, do të betohen ditën e shtunë, më 18 shtator 2021, tek Presidenti Ilir Meta në një ceremoni të posaçme në Presidencë.
Qeveria “Rama 3” u votua mëngjesin e sotëm, pas një seance që vazhdoi gjithë natën, me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim
Seanca plenare kishte nisur dje në orën 10:00 me prezantimin e përbërjes së Qeverisë dhe programin e saj politik dhe pati dy seanca të tjera në vazhdim për debatin dhe votimin.
Kabineti i ri i qeverisë ‘Rama 3’
Arben Ahmetaj - Zëvendës Kryeministër
Ulsi Manja - Ministër i Drejtësisë.
Delina Ibrahimi – Ministre e Financave dhe Ekonomisë
Ogerta Manastirliu – Ministre e Shëndetësisë
Bledi Çuçi – Ministër i Brendshëm
Belinda Balluku – Ministre e Energjisë dhe Infrastrukturës
Olta Xhaçka – Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme
Mirela Kumbaro – Ministre e Turizmit dhe Mjedisit
Evis Kushi – Ministre e Arsimit dhe Sportit
Niko Peleshi – Ministër i Mbrojtjes
Frida Krifca – Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Elva Margariti – Ministre e Kulturës
Milva Ikonomi – Ministre Shteti Për Standardet dhe Shërbimet
Elisa Spiropali – Ministre Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin
Bora Muzhaqi – Ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Edona Bilali – Ministre Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
© SYRI.net