VIDEO nga SYRI TV/ Studentët kundër vaksinimit të detyruar. Flet studenti Gevio Tabaku

VIDEO nga SYRI TV/ Studentët kundër vaksinimit të detyruar. Flet studenti Gevio Tabaku

16:23, 16/09/2021
A+ Aa A-

Studentët nuk mbështesin vaksinimin e detyruar. Ky është rezultati i një pyetësori të realizuar nga ‘Bordi Kombëtar Studentor’, sipas të cilit 80% e studentëve shprehen se vaksina nuk duhet të jetë e detyrueshme. 

Nga SYRI TV

Njoftimi për vaksinimin e detyrueshëm tek studentët ka ngjallur pakënaqësi e kundërshti nga ana e tyre. Pjesa dëërmuese e studentëve kanë shprehur qëndrimin kundër vaksinimit.

Sipas një pyetësori të realizuar në të gjitha universitetet e vendit nga Bordi Kombetar Studentor, rezulton se 60% e studenteve nuk duan të bëjnë vaksinën, ndërsa 80% e tyre shprehin opinionin se vaksina nuk duhet të jetë e detyrueshme. Rezultatet e pyetësorit janë shpjeguar nga studenti Gevio Tabaku, sipas të cilit vaksinimi duhet të jetë zgjedhje personale dhe jo me detyrim.

Por pavarësisht se studentët nuk e përkrahin idenë e vaksinimit të detyruar, kur bëhet fjalë për humbjen e vitit akademik, vetëm 28% e tyre janë shprehur të gatshëm se nuk duan të vaksinohen edhe nëse nuk do të lejohen të ndjekin studimet këtë vit akademik.

Me date 26 gusht kryeministri Rama paralajmëroi se vaksinimi për studentët dhe pedagogët mund të jetë i detyrueshëm, dhe se kush nuk ka bërë vaksinën anti-Covid nuk do të lejohet që të hyjë në auditor, duke nisur që nga pedagogu deri të studenti.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco