Pano Soko mesazh rinisë: Nëse doni të bëni para, zgjidhni probleme

Pano Soko mesazh rinisë: Nëse doni të bëni para, zgjidhni probleme

22:58, 15/09/2021
A+ Aa A-

Eksperti i ekonomisë Pano Soko, në emisionin “Këndi i Pano Sokos” në Syri Tv, kishte një mesazh për rininë.

Soko theksoi se nëse rinia dëshiron para, nuk duhet thjesht të ndjekë paranë, por duhet të zgjidhë probleme.

“Dua të flas pak me të rinjtë. Kjo se më shqetëson fakti se 80 përqind e tyre duan të ikin nga vendi, sepse ky vend nuk ofron mundësi. Shumë prej tyre rrinë në kafe.

Është gabim. Mos e kërkoni problemin tek vendi, ndoshta do e gjeni tek vetja. Mos bëni një rutinë përsëritëse. Nëse doni para, zgjidhni problemin. Nëse një ide zgjidh problem, ajo sjell para. Amazon prsh shmang ikjen në dyqan. Më të pasurit janë shpërblyer për ato që kanë bërë, kanë zgjidhur probleme”, tha Soko.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco